MENU
klinika

Pushimet për Pashkët

Mijëra emigrantë hyjnë nga pikat kufitare me Greqinë

04.05.2024 - 09:46

Festa e Pashkës ortodokse ka sjellë fluks të shtuar në hyrje të pikës kufitare të Kapshticës edhe gjatë 24 orëve të fundit.

Shtetasit shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në shtetin fqinj po rikthehen në vendlindjen e tyre për të festuar pashkën dhe pse jo për të shfrytëzuar ditët e pushimeve.

Në Kapshticë kanë hyrë 6942 dhe kanë dalë 3274 shtetas. Në Qafë Thanë kanë hyrë 4070 dhe kanë dalë 3712 shtetas raporton gazetarja Lorena Kodra.

Edhe në pikën kufitare të Kakavijës është e njëjta situatë. Gazetarja Brikena Metaj raporton për BalkanWeb se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 11450 shtetas në hyrje – dalje, nga të cilët 7150 në hyrje dhe 4300 në dalje, si dhe 3264 mjete në hyrje – dalje, nga të cilat 2160 në hyrje dhe 1104 në dalje.

Në varësi të situatës punohet me sportele të shtuara dhe deri tani nuk ka pasur probleme me radhë në pritje.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë