Ditën e sotme do të vijë në Tiranë Lord Justice Dingemans, Kryetar i Gjykatës së Lartë angleze.
Shtohen telashet për Ilir Metën dhe pushtetarët e tjerë që kanë fshehur para në Londër. SPAK ka hyrë në një fazë të re, duke mos toleruar askënd, por duket se këtë herë do ketë një aleancë shumë të fortë me britanikët, si kundër krimit të organizuar ashtu edhe kundër korrupsionit.
Sot do të vijë në Tiranë Lord Dingemans, kryetar i Gjykatës së Lartë Angleze.
Mësohet se do të ketë një marrëveshje mes SPAK dhe National Crime Agency, me qëllim goditjen e grupeve kriminale shqiptare në Britani, por edhe zbulimin e pasurive të fshehura atje. Mirëpo përveç bandave, në skaner do të jenë dhe zyrtarët që kanë fshehur prona.
Një ndër emrat që është përfolur për prona në Angli është Ilir Meta, të cilit i janë hapur letrat nga SPAK. Madje mësohet se prokuroria ka dërguar dhe letër-porosi në Londër. Po ashtu ka dhe emra të tjerë që kanë fshehur atje llogari bankare dhe prona.
Lord Justice Dingemans, do të shpalosë ndihmën e “Zyrës Britanike të Drejtësisë”.
Media britanike ‘The Times’ publikoi dje një artikull sipas të cilin një operacion sekret për ndalimin e bosëve kriminelë shqiptarë që veprojnë në Britani i koduar “ Crime State Nexus” ka nisur prej disa kohësh nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar .
Projekti i nisur nga zyrtarë në Ministrinë e Jashtme dhe të Brendshme ka si synim për të ekspozuar dhe vënë në shënjestër politikanët e korruptuar në Ballkan të lidhur me krimin e organizuar.
Detajet e operacionit u zbuluan në dokumentet gjyqësore të qeverisë, në lidhje me një betejë ligjore mbi vendim për të ndaluar hyrjen në Britani të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Britania do të angazhohet që të zbulojë dhe më pas të bëhet konfiskimi i çdo qindarkë që rezulton me prejardhje nga individë shqiptarë. Kjo do të jetë kambanë alarmi për politikën, drejtësinë dhe zyrtarë të tjerë, pasi ka shumë atje që kanë fshehur pronat.