MENU
klinika

“Disa portale dezinformojnë”

Minxhozi: Alarmante situata e mashtrimit online!

30.05.2024 - 20:02

Analisti Skënder Minzhozi në një intervistë, në “Special Report”, u shpreh se situata e mashtrimit online është alarmante dhe se në Shqipëri këto fenomene janë bërë problematike, pasi në vend të informimit, nuk po bëjnë asgjë tjetër veçse dezinformim.

“Është një situatë alarmante. Pas kaq vitesh gazetari mund të them që profesioni ynë ka ardhur drejt një zhbërjeje drejt një banaliteti sepse teknologjia përveç demokratizimit që ka sjellë rrjeti, mjaft personazhe të dyshimtë, të shfrytëzojnë botën e informacionit për qëllime përfitimi apo presionesh që nuk kanë të bëjnë fare me prefesionin e gazetarit. Situata jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë botën është alarmante. Disa qindra portale janë të populluara edhe nga ato që vetëquhen redaksi që nuk bëjnë punën e informimit, por të dezinformimit”, tha Minxhozi.

Gjithashtu analisti Minxhozi, theksoi: “Në momentin që dikush një i tretë, një ligj një institucion, aq më pak qeveria do të tentonte të vinte një lloj rregulli, një standard që duhet krijuar, për të shmangur lajmin e rremë, presionin, shpikjet, kjo do të stigmatizohej si tentativë e shtetit për të kufizuar lirinë e shprehjes.

Ne e dimë që standardet dhe të drejtat janë fituar me shumë sakrificë, por këto lloj devijimesh që kanë ndodhur dhe që kanë prekur dhe media qendrore në Shqipëri, kanë bërë që falë avantazheve dhe kostove të ulëta që të hapësh diçka dhe me anë të saj të bësh një punë të pisët, ky është një fenomen që është përhapur shumë.

Dhe persona të caktuar e kanë shfrytëzuar, për të krijuar këto degëzime për interesa të tyre të ngushta. Sot në një pjesë të caktuar shtypi ka devijuar nga misioni i tij dhe janë krijuar ambiente ku luhet në mënyrë jo të ndershme”, tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN