MENU
klinika

Tensionet Shkup-Athinë

Mitsotakis vijon kërcënimet: Mos provokoni, do u mbyllim derën evropiane

21.05.2024 - 18:33

Politika grek vijon t’i dërgojë mesazhe kërcënuese Maqedonisë së Veriut, teksa marrëdhëniet e tyre janë tepër të trazuara. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka paralajmëruar presidenten e re për të ndalur provokimet verbale dhe vënien në pikëpyetje praktike të Marrëveshjes së Prespës sot nga Follorina.

Presidentja e re e Maqedonisë së Veriut Gordana Silianovska, gjatë betimit të saj e quajti vendin e saj “Maqedoni”, ndërsa kryeministri i ri çoi më tej provokimit duke i thënë Greqisë se vendin e tij do e quajë si të dojë.

Mitsotakis deklaroi shprehimisht se nëse udhëheqja e re e Shkupit këmbëngul në retorikën provokuese, atëherë rruga e tyre evropiane do të mbetet e mbyllur.

“Jam i pakënaqur që fqinjët tanë veriorë kanë zgjedhur në këtë moment të kthehen në kohë dhe të vënë në dyshim emrin e vendit të tyre.

Kur u votua Prespes, ND-ja ishte kundër por kishte thënë se nuk mund të prishim një marrëveshje ndërkombëtare me ligj dhe nen. Unë duan të dërgojnë një mesazh disa kilometra larg kufijve tanë, në Shkup: nëse ata këmbëngulin në sfidimin e thelbit të marrëveshjes për emrin e vendit, dijeni se rruga e tyre evropiane do të mbetet e mbyllur. Dhe këtë nuk e them me gëzim ”, tha Mitsotakis.

Mitsotakis gjithashtu theksoi se reagimi i Komisionit ndaj deklaratave të papranueshme të presidentes Gordana Silianovska është bërë me nxitjen e Greqisë. Komisioni Evropian i bëri thirrje Maqedonisë së Veriut të zbatojë marrëveshjen.

Theksojmë se karta e ndikimit në integrimin në BE, përdoret gjithnjë nga Greqia në çdo mosmarrëveshje, jo vetëm me Maqedoninë e Veriut por edhe me Shqipërinë.