MENU
klinika

U intubua për shkak të dëmtimeve në kokë

Mjekët: Duhet pritur deri në 72 orë për të parë vijueshmërinë e gjendjes shëndetësore të avokatit

30.05.2024 - 12:31

Gazetarja Gerta Vasku në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Breaking News”, raportoi për gjendjen shëndetësore të avokatit Sokol Mëngjesit.

Duke cituar burime nga spitali, ajo tha se gjendja e avokatit vijon të mbetet e rëndë, ndërsa shtoi se duhet pritur deri në 72 orë për të parë vijueshmërinë

“Avokati qëndron i intubuar që prej orës 14:00 të ditës së djeshme. Një mpiksje gjaku në kokë ka rënduar gjendjen e tij.

Duhet pritur deri në 72 orë për të parë vijueshmërinë. Do jetë skaneri që do i nënshtrohet avokatit. Parametrat jetësore gjatë janë kanë qenë stabël, nuk ka pasur as përmirësim, por as përkeqësim”, raportoi Vasku.