MENU
klinika

Fjoralba Ponari shpërthen në lot në studio

Moderatorja zbulon dëshirën e nënës së saj të ndjerë

21.05.2024 - 11:50

Pas takimit të këngëtares Çiljeta Xhilagës me nënën e saj në “Fermavip”, në një moment Fjoralba Ponari ka shpërthyer në lot, në studio.

Moderatorja kujtoi nënën e saj të ndjerë, duke treguar për herë të parë se ëma krenohej te të gjithë me imazhin që e Fjoralba ka ngritur në publik.

Gjithashtu ajo tha se kjo ishte edhe dëshira më e madhe e nënës së saj.

“Po e them për herë të parë sonte, unë…. (shpërthen në lot) Një nga gjërat që mamaja ime krenohej tek të afërmit e saj dhe kolegët e saj ka qenë pikërisht imazhi që unë kam ngritu në publik. Edhe pse shumë herë më mungon dëshira për tu zgjuar dhe jo për të ardhur dhe për të drejtuar emisionin, e kam gjithmonë në mendje dhe përpiqem me aq sa mundem që të çoj deri përpara këtë dëshirë të saj”– tregoi Fjoralba mes lotësh.