MENU
klinika

Zbulon emrat

Myslym Murrizi: Katër kandidatët që mund të marrin drejtimin e PD!

30.05.2024 - 14:59

Në ndryshim nga një pjesë e demokratëve, Myslim Murrizi, nuk është kundër që Argita Malltezi të marrë drejtimin e Partisë Demokratike. Murrizi tha se askujt nuk duhet t’i mohohet e drejta për të garuar.

“Si çdo shqiptar të aspirojë dhe të merret me politikë, të futet në garën, nëse votohet do respektohet vota e shumicës, nëse shumica e anëtarësisë së rithemelimit, e para duhet të japë dorëheqjen Berisha dhe pastaj kur të hapet gara askujt nuk mund t’i mohohet e drejta për të garuar”, deklaroi Murrizi për “A2Cnn”.

I pyetur nëse vetë ai do të garonte, nuk e përjashtoi këtë mundësi.

“Pse jo, pse ca kanë këto që janë ato, që te Paloka, Spaho, Vokshi, mandat me lëpirje as nuk ma ndjen. Këta nuk kanë ardhur me vota”, tha ai.

Ndalur te komisioni antikorrupsion i miratuar nga mazhoranca socialiste, Murrizi u shpreh se është një shashkë për fushatë elektorale.

“Një shashkë, çdo komision i përkohshëm nuk është superkomision. Është kot, Rama ka shpikur një rotoshe për fushatën e 2025. Përgjigjen më të mirë ia ka dhënë Altin Dumani, atë që zgjodhën me zor Yuri Kim. Nuk e lejnë që të kontrolloj drejtësinë ato që kanë kontribuar për Reformën në Drejtësi”, tha Rama.

Ndërkohë, konfirmoi se do të jetë kandidat për deputet në 2025.