MENU
klinika

Tregon forcën

NBA/ Boston fiton edhe sfidën e dytë të serisë finale në Lindje

24.05.2024 - 13:48

Boston Celtics tregon edhe njëherë forcën në Konferencën e Lindjes në NBA, duke shfrytëzuar në maksimum dy ndeshjet e para finale play off të luajtura në fushën e tij, pasi i fitoi të dyja. Kryesuesit e sezonit të rregullt mposhtën 126-110 Indiana-n, duke udhëhequr 2-0 serinë e takimeve finale në Lindje.

Takimi u dominua shumicën e kohës nga vendasit, që këtë herë e patën më të lehtë fitoren. Jaylen Broën me 40 pikë ishte protagonist i sfidës për Boston, që u mbështet edhe nga Tatum e Ëhite, me nga 23 pikë secili. Këtë herë Indiana ishte larg paraqitjes së dy ditëve më parë, duke qenë vazhdimisht në ndjekje.

Paskal Siakam me 28 pikë ishte shënuesi më i mirë për miqtë, por që nuk mjaftuan. Indiana do të luajë në fushën e saj dy sfidat e radhës, me shpresën për të rihapur garën, ndërsa Bostonit i mjaftojnë 2 fitore për të kaluar në finalet e NBA, ku do të përballet me fituesin e çiftit Minnesota-Dallas, me këtë të fundit që udhëheq 0-1 serinë e ndeshjeve.

Paralajmërohen, “Luanët”!

“Kujdes nga huliganët e Serbisë”

Italia përmbys me Bastonin e Barellan! Mbyllet pjesa e parë

Nedim Bajrami shënon supergol pas 23 sekondash dhe futet në historinë e Evropianit

Mijëra tifozë presin ndeshjen me valle dhe këngë

FOTOT/ Shqiptarët “pushtojnë” Dortmundin!

Njihuni me formacionet zyrtare të sfidës Spanjë-Kroaci

Rivalët e Shqipërisë “përplasen” në Berlin