MENU
klinika

Kalimi do jetë me pagesë 2.1 euro për mjet

Ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar, drejt përfundimit

20.05.2024 - 12:52

Autostrada e re Thumanë-Kashar, është drejt përfundimit, nga 21 kilometra në total, deri më tani janë asfaltuar 18 kilometra.

Autostrada e kategorisë A, me shpejtësi të lejuar deri në 140 kilometra në orë, përfundon me 30 qershor 2024, dhe pritet të lehtësoj ndjeshëm trafikun sidomos në sezonin turistik, për shkak të fluksit të turistëve që vijnë nga Rinasi.

Kalimi në këtë rrugë do të jetë me pagesë, vlera e të cilës do varet nga lloji i mjetit, por që nuk do të jetë më poshtë se 2.1 euro. Kjo tarifë do të përllogaritet çdo vit, dhe kompania private do mund ta rrisë atë në varësi të luhatjeve të kursit të këmbimit lekë euro. Por do të ketë edhe rrugë alternative, dhe kalimi do të jetë pa pagesë për qytetarët.

Aksi Thumanë- Kashar është një nga më të rëndësishmit e “Korridorit blu” që lidh veriun me jugun, me vlerë totale 226 milionë euro, kurse në 35 vitet e kohëzgjatjes së kontratës, koncesionari pret të fitojë 1.3 miliardë euro. Nga viti 2024 deri në vitin 2031 kompania private fitimin e ka të garantuar, pasi është parashikuar që në rast se do të ketë një rënie të nivelit të të ardhurave, buxheti i shtetit do subvencionojë humbjen dhe nga buxheti i shtetit janë vënë në dispozicion 22.8 milionë euro garanci.

Thumanë-Kashar, është aksi i dytë në vend pas asaj të rrugës së Kombit, që bëhet me pagesë. Po ashtu me pagesë do të jetë kalimi edhe në tunelin e Llogarasë, si dhe në rrugën e Arbrit pas përfundimit plotësisht.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Projekti më i financuar në vitin 2023

Sa ka kushtuar tuneli i Llogarasë?


Individët shpenzuan lekë për pushime, bizneset shtuan depozitat

Si ndikoi sezoni veror në xhepat e shqiptarëve

Çfarë do të ndodhë me euron?

Skenarët që ‘rrëzuan’ monedhën europiane

Ministri: Rriten të ardhurat me 9 mld lekë

Prezantohet strategjia me tre shtylla për Tatimet

Banka e Shqipërisë blen 137 mln euro, rënia s’ndalet

Monedha europiane pa stabilitet, shitet 98 lekë!

Aplikimi i çmimeve të rritura të energjisë

Debate për çmimin e energjisë së furrave në orën e pikut