MENU
klinika

“Faleminderit dhe mirupafshim”

Në Francë duartrokasin Mbappe, tani e presin në Madrid: Mirupafshim

11.05.2024 - 12:33

Kishte pak dyshime në lidhje me të ardhmen e tij, por tashmë është zyrtare: Kylian Mbappe do të largohet në fund të këtij sezoni nga PSG, një vendim i bërë publik nga vet ylli francez me anë të një video mesazhi:

“Gjithnjë kam thënë se do të flas me ju kur të vinte momenti. Ka ardhur koha t’iu them se ky është viti im i fundit me PSG. Nuk do të rinovoj kontratën time, aventura ime këtu do të përfundojë pas disa javësh. Këtë të diel do të luaj ndeshjen time të fundit në ‘Parkun e Princave’. Është e vështirë, nuk e kisha imagjinuar se do të ishte kaq e vështirë të largohesha nga vendi im, nga Lige 1, por pas 7 vitesh këtu kam nevojë për një sfidë të re. Jam përpjekur gjithnjë të jap më të mirën time, ju jam mirënjohës për të gjithë jetën për emocionet që kam përjetuar. Tani duhet të ngremë trofeun e fundit”, u shpreh ndër të tjera Mbappe në video mesazhin e tij.

Mbappe zbarkoi në Paris në 2017, një transferim që i kushtoi sheikut Al Khelaifi 180 milionë euro. Në 7 sezone te PSG, Mbappe realizoi 255 gola në 306 ndeshje, fitoi 6 tituj kampion, 2 kupa lige, 3 kupa të Francës dhe 4 Superkupa. Në fund të këtij sezoni, Mbappe do të transferohet te Real Madrid.

“Lamtumirë dhe faleminderit”, shkruan L’Equipe në faqen e parë. “Mirupafshim”, ishte titulli kryesor i AS.

“Goli është puna ime për të ndihmuar ekipin”

Mbape: Kur je yll të tjerët flasin, do ta mundim Atalantën

Flet presidenti: Askush nuk mund të luajë me dinjitetin tonë

Incidenti me Rei Manajn, Federata Turke hap zyrtarisht hetim

Paraqitje dinjitoze e Enea Mihajt

Mbrojtësi shqiptar shkëlqen ndaj Portos

U fut në historinë e klubit

Granada i bën jehonë rekordit të Uzunit