Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e martë në Kryesinë e Kuvendit grupin parlamentar të Partisë Socialiste, pjesë e së cilës do të jetë ai vetë si edhe ministrat e kabinetit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale ditën e sotme kreu i qeverisë është shprehur se pjesë e diskutimit do të jenë tema si qeverisja, ligji, korrupsioni, por edhe një nismë e re kombëtare për Shqipërinë e vitit 2030.
Rama zbuloi po ashtu se do të ketë një adresim për Grupin Parlamentar të socialistëve dhe Kabinetin Qeveritar, duke paralajmëruar kështu një fjalim të gjatë me fokus riorganiziminne PS, por edhe zhvillimet e fundit politike.
BalkanWeb ka mësuar se është kërkuar që asnjë të mos mungojë, pasi mbledhja konsiderohet shume e rëndësishme për zhvillimet e brendshme partiake qe lidhen me rienergjizimin e partisë.
Kjo mbledhje duket se ka edhe një rëndësi të veçantë edhe sa i përket zhvillimeve të politikës në tërësi.
“NESËR 10:00 Live TV:
PARTIA SOCIALISTE
QeverisjaLigjiKorrupsionidhe një Nismë e Re Kombëtare për SHQIPËRINË2030
Adresim për Grupin Parlamentar dhe Kabinetin Qeveritar”, shkroi Rama.