MENU
klinika

Mblodhën poetë nga e gjithë bota

“Netët Korçare të Poezisë”

27.05.2024 - 12:00

Përfunduan me sukses Netët Korçare të Poezisë 2024, organizuar nga Biblioteka Publike “Thimi Mitko”, Korçë,

Kjo ngjarje bashkoi shkrimtarë, poetë dhe adhurues të letërsisë nga vendi dhe bota, në dy netë të mbushura me poezi, muzikë dhe krijimtari frymëzuese. Në këtë edicion të “Netëve Korçare të Poezisë” morën pjesë 33 autorë nga vende të ndryshme të botës.

Poezitë, interpretimet dhe muzika u bënë bashkë për të përcjellë emocione që vetëm arti mundet. Adhuruesit e poezisë përjetuan magjinë e vargut të përzgjedhjeve poetike, në mbrëmjet e mbushura plot emocione, nën çatinë oborrit të shtëpisë muze të piktorit të madh korçar Vangjush Mio.

Në përfundim të këtij aktiviteti do të botohet edhe një antologji me poezitë e të gjithë autorëve pjesëmarrës, e cila do të jetë në shqip dhe anglisht.

Ky festival i poezisë ka një jetëgjatësi prej 28 vjetësh.

Tema e këtij viti e netëve të poezisë korçare ishte “Një diell i ri” nga Asdreni, një prej poetëve më të mëdhenj të Rilindjes Kombëtare.

Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!