Pas më shumë se 3 orëve debate, Komisioni Hetimor parlamentar për ndërhyrjet e pretenduara në sistemin TIMS miratoi listën e dëshmitarëve të propozuar nga ekspertët.
Debatet prodhuan dy ndërprerje të kërkuara nga anëtarët socialist të cilët më pas rrëzuan propozimet e ekspertëve për të dëshmuar në këtë komision kryeministri Edi Rama dhe ish ministri punëve të brendshme Bledi Çuçi.
Në listën e dëshmitarëve janë një sërë zyrtarësh dhe ish-zyrtarësh që do të merren në pyetje nga Komisioni Hetimor.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla, drejtori i Policisë Muhamet Rrumbullaku, drejtori i AMP, Florian Sulejmani, ish-drejtori i AMP Ardi Veliu, Saimir Boshnjaku, Zef Laska,, Neritan Nallbati, Dorjan Tola, Ervina Gjana, Besjon Tanuzi, Enri Ndoni, Ardit Muca, Besnik Dervishi dhe Vlora Hyseni.
Gjithashtu vlen të theksohet se komisioni rezervon të drejtën në të ardhmen që nëse është e nevojshme të thërrasë edhe persona të tjerë për të dëshmuar.