Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me mega-operacionin e iniciuar nga SPAK për të cilin janë lëshuar 50 urdhër-arreste.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se aksioni ka nisur në orën 03:00 të mëngjesit të sotëm, ndërkohë që konsiderohet si operacioni më i madh i ndërmarrë nga Prokuroria e Posaçme për goditjen e grupeve kriminale.
Mësohet se ka pasur urdhër-arreste për pjesëtarë të fisit Abdylaj lidhur me dosjen 339, disa prej të cilëve nuk janë gjetur.
Po zhvillohen ende kontrolle për kapjen e Ervis Doçit, i njohur me nofkën Visi i Pojës.
Janë ushtruar gjithashtu kontrolle në banesën e Leonard dhe Elis Duka, kundërshtar të Ervis Martinajt
Operacioni lidhet me një sërë atentatesh të shtrija gjatë në kohë.