MENU
klinika

“Mund ta kapim të gjallë”

Nga përgjuesit te vrasja e vajzave që e shoqëronin, planet e klanit Duka për të eliminuar Vis Martinajn

23.05.2024 - 17:42

Të tjera detaje dalin nga dosja e SPAK lidhur me aksionin e bujshëm të javës që lamë pas. Në një prej episodeve që tregohen aty, është ai ku klani Duka tenton të vrasë Vis Martinajn.

Bosi i lojërave të fatit ka qenë shumë i kujdesshëm në të gjitha lëvizjet e tij dhe kjo ka bërë me dhimbje koke Lonard Dukën. Ai ka angazhuar me “kuç dhe me maç” për gjetjen e rivalit, por pa sukses.

Në një moment ai dhe grupi i tij planifikojnë që t’i vendosin në celular një aplikacion përgjues, por nuk ja dalin dot. Po ashtu acarohen dhe me vajzat që Martinaj dhe grupi tij mbanin për shoqërim. Ata përdornin makinat e tyre për kamuflim dhe Dukët planifikojnë dhe vrasjen e vajzave pasi të eliminonin Martinajn.

Në dosje përmendet dhe Trejsi Sejdini si dhe tregohen disa episode ku klani Duka nuk ja del të vrasë Martinajn.

Pjesë nga dosja
811. Me datë 28.07.2020 Leonard Duka komunikon me Fatmir Hysenin dhe ky i fundit i thotë që do çoi njeri të rri në Dhermi dhe Himarë se kam një informacion që Visi ka marrë ca tokë andej dhe ka ndërtu kshu ndërtesa të vogla në Vuno. Nesër do coj dikë andej me të dashurën e vet ti lej atje. Se po më ikën mendja, mbrëmë në darkë dolëm ikëm andej, rrezikuam dhe nuk ishin ata na e dhanë gabim. Mirë që qen ulur se të ishin në makinë do kishim gabuar (krijohet dyshimi që shtetasi Fatmir Hyseni eshte angazhuar për të kryer vrasje ne zonën Vlorës).

Më datë 10.07.2020 Leonard Duka komunikon me Drianto Bardhi te cilit i referohet me pseudonimin “bace”, i jep porosi që të shkoj në Western Union dhe t’i nis 500$ Trejsi Sejdini në New York. Në vazhdimësi Leonardi i shkruan që paratë t’i nisë në emrin e Klevin Halili. Drianto i dërgon fotografi të dërgesës që ka kryer, ku dallohet emri i dërguesit Drianto Bardhi dhe pritës shtetasi Klevin Halili.

Referuar verifikimeve të kryera në sistemin TIMS për shtetasen Trejsi Sejdini ka rezultuar që kjo shtetase më datë 10.02.2019 ka udhëtuar bashkë me shtetasin Leonard Duka me automjetin me targa AA843VU duke kaluar në pikën e kalimit kufitar Morinë.

812. Nga ana e Prokurorisë së Posaçme u kërkua në burimet e hapura për shtetasen Trejsi Sejdini dhe shfaqen artikuj mediatik në lidhje me faktin që kjo shtetase ështe lidhje e shtetasit Leonard Duka.

813. Me datë 10.07.2020 Leonard Duka komunikon me Fatmir Hysenin të cilin e lajmëron se është në kontakt me një femër e cila i ka treguar që një femër tjetër që e mban ai (Ervis Martinaj) per dashnore të rregullt qenka në Dhermi tek vendi i njohur si ” Vin Bakalli” dhe dyshon që mund të jetë edhe Ervisi aty.

807. Më datë 03.07.2020 Leonard Duka komunikon me Fatmir Hysenin të cilit i shprehet që ai Vis ropq… (Ervis Martinaj) ka marrë një Fierak që është i mirë me teknologjinë dhe i ka ble paisje dhe futet nëpër kamera. Në vazhdimësi Leonardi shprehet që do tentoj të hyjnë kontakt me këtë personin që të negocioj për konstatimin e Ervis Martinaj. Fatmiri i jep porosi që të bëj kujdes në sjelljen me këtë person se mund të transmetoj informacione nga krahu tjetër dhe se duhet ta paralajmëroj atë që nëse nxjerr fjalë do kemi punë me ty pastaj.

Në vazhdimësi Leonardi i tregon që janë duke ruajtur Tucin (Altin Gega) dhe dyshon se i kanë vënë përgjues në makinë. Fatmiri e pyet nëse po e ruan shteti apo ai p… dhe Leonardi i shkruan që po e ruan Olci bashkë me shtetin se i rrin nga mbrapa nga 20 makina.

808. Më datë 04.07.2020 Leonardi Duka komunikon me Erlis Duka dhe i tregon që Olci do iki (vritet) ktë javë sipas llafeve. Të shofim ishalla po e bëjnë.

809. Më datë 05.07.2020 Leonard Duka komunikon me Fatmir Hysenin dhe ky i fundit i shkruan që po pres një përgjigje këto dit se do takoj njërin dhe mbase na e jep atë Visin (Ervis Martinaj) sepse edhe ky ka hallin e tij. Këto dit do e takoj ta dëgjoj dhe ishalla pranon. Leonardi i shkruan që ishalla pranon dhe që të bëj kujdes me këtë personin dhe Fatmiri i shprehet që pa merak për atë pjesë. Fatmiri i shkruan që unë me “lalën” flas se edhe ai e ka hall si ne dhe e kemi krah. Leonardi i shkruan që unë të thash ty që Visi kishte marrë përsipër për të bërë (vrarë) “lalën” dhe normal që e ka hall. Fatmiri i ka shkruar që për Olcin i kanë thënë që nuk e bëjnë dot dhe Leonardi i shkruan që ju rroft pasuria dhe emri që kanë. Fatmiri i shkruan që Olcin e mbyllim (vrasim) ne, sot të vij lart unë, tre ditë t’i futemi e kemi të mbyllur vetë.

810. Vazhdon biseda në lidhje me personin që mund të nxjerrë Visin i cili quhet Domart Konjari dhe se ky është ai që ka kontakt me të dhe mund ta nxjerri.

Paralelisht Leonardi i shkruan Renad Gegas dhe e pyet për shtetasin Domart Konjari dhe i kërkon që të gjej kontaktin e tij. Paralelisht Leonardi komunikon me Fatmir Hysenin dhe diskutojnë në lidhje me kapjen që është bërë në Peru të lëndës narkotike dhe bashkëlidhur komunikimeve Fatmiri i dërgon foto të komunikimeve që ka kryer me një tjetër përdorues SkyECC ku i tregon në lidhje me kapjen. Fatmiri i shprehet që vetëm lekët e mallit kan humbur dhe shpreh mërzitje në lidhje me këtë kapje të bërë nga organet ligjzbatuese dhe se edhe personi që është andej është meruar.

804. Leonard Duka në lidhje me sasinë e narkotikëve të sekuestruar në Peru e bën me dije edhe vellain e tij shtetasin Erlis Duka dhe i shprehet që është mërzitur shumë nga ky fakt. Erlisi i shprehet që kam lajme të mira në drejtim tjeter dhe që ka mundësi që “Visin” (Ervis Martinaj) ta kapim edhe te gjalle. Erlisi i tregon që është një variant që t’i instalojmë një program në telefon dhe ta monitorojmë sepse ai i ndron telefon shpesh. Në lidhje me realizimin e këtij plani Erlisi i shprehet që behet me ndihmën e Klajdit i cili ka njohje me ato të telefonave ku i ndërron ai (Ervis Martinaj)

825. Me datë 01.08.2020 Leonard Duka komunikon me Fatmir Hysenin dhe i tregon që sapo erdhëm se ishim pam rrugën nga me ik dhe kam porosit dhe disa radio me fol shpejt me u marr vesh se ktu jem në zonë të tonë dhe do ju shkerdhejmë ropt. Leonardi i tregon që pam Olcin tani me X6 te re, por ishim me taxi s’kishim ca ti bënim, mu bë mishi kokrra. Po kur të vish do ti tregoj te gjitha dhe do mërzitesh një herë më mua pastaj do të knaqesh me kta peshqit. Fatmiri i thot gë do më fusni nepër ferra të behem copash nga kềmbët do blej xhup antiplumb për ferra. Leonardi i thotë që zdum xhup fare se me atë qef te madh do na dalin fletët. Në vazhdimësi Leonardi i shkruan, Santi (Santiago Malko) doli rastësisht po kto delet mirë që zdo ti q…. Fatmiri i shkruan, makinë që të na marri o ti bishe. Leonardi i shruan gë mos te flasim me njeri se do vdesi nga frika ai do të ngelet vetëm fare, 5 dele tja lem aty. Fatmiri e pyet po ai vetë zdo te jetë dhe Leonardi i pergigijet që nuk del ai tallesh ti. Do vijn per tmë vrarë mua me demek dhe do e hajn në byth. Fatmiri i shkruan që e ke te sigurt njeriun që do bej lojen vella dhe Leonardi i shkruan që kjo është pjesa që të thash se do mërzitesh ti. E njeh “Lashi” (Erlis Duka) personin dhe kta po më shesin mua po unë kam marrë vesh dhe kta zdin gjë fare që unë e di dhe jemi super fare. Po organizoj një takim me një femër ku dua unë po nuk duhet të merret vesh se na del personi që na tha ne. Por do të të sqaroj kur të vish ktu. Fatmiri i shkruan që unë po bëj gati makinën dhe po jua bie andej Ne vazhdimësi Leonardi i tregon që unë do dergoj cunin e xhaxhait që të blej një makinë fuoristrade për të ikur (larguar nga vendi i ngjarjes mbas realizimit). Fatmir i shkruan që per te ikur duhet makinë normale se zdo vem 100 veta aty. Presim të mbërrin e të më thonë, nëse kanë gjetur makinë në Tiranë nëse jo kemi bere gati ktë tonën. Leonardi i tregon në lidhje me një rast që Olci dhe Boli (Erigers Mihasi) i kishin thenë që na shpëtoj nuk e kapëm dhe ai (Ervis Martinaj) kishte qenë duke thyer zyrën atë natë. Fatmiri e pyet po kush qenka kjo femër që paska byth ajo shkardhatë femër? Ate ke ves te keq ti pfff Leonardi i tregon që janë nja dy kurva po kur të vish do të shofèsh ca ju kam pregatit. Mbasi tja plasim ktyre do t’ju montojm në makinë atë bumjen dhe kur te jenë duke ik do të lem njeri që ti bie telefonit që ti plasim edhe ato prostitutat. Fatmiri e pyet nëse janë ato femrat që ju ke dhënë makinë per te ik në Dhërmi dhe Leonardi ja konfimron që ato janë. Leonardi i shpjegon që ky (Ervis Martinaj) ju kishte premtu dy shtepi dhe dy makina të reja. Fatmiri i shkruan po po nuk ja q… ropt me krehër 40-sh se aty do ngelen me gjith ruajtës. Leonardi i tregon që këto femrat i ka takuar dy herë në vënde të ndryshme dhe kjo është hera e tretë dhe tani do ti coj nja 5 (dyshuar euro) atij që ma dha informacionin.

Lokali ku do ti takoj s’ka as kamera dhe asgje dhe eshtë i halles së Tucit dhe e njohim me pëllëmbë. Aty ku do jemi s’ka val as telefoni dhe skan si merren vesh ato ndërsa ne do të kemi radio. Fatmiri i sygjeron që ne ti presim në ndonjë rrugë më përpara që të ketë vetëm një dalje. Leonardi i tregon që ja kemi bërë planin se ishim sot andej dhe do të corjentohen fare ato. Ka vende plot vlla eshtë më sipër se ku u dogj makina jemi 10000% të ilk (në lidlhje me shprehjen ku është djegur makina dyshohet se behet falë për djegjen e makinës së që kanë përdorur autorët që kanë vrarë shtetasin Santiago Malko).