MENU
klinika

Askush në botë nuk ka diçka të tillë

Një luftanije e re misterioze po ndërtohet në një kantier kinez

20.05.2024 - 09:30

Kina ka ndërtuar fshehurazi transportuesin e parë të dedikuar të dronëve në botë.

I mbyllur në një kantier detar në Yangtze, larg nga kantieret kryesore të Shangait, transportuesi i dronëve është i mbuluar me mister.

Ky transportues është dukshëm i ndryshëm nga tre aeroplanmbajtëset që Kina përdor tashmë. Siç shpjegon J. Michael Dahm, një bashkëpunëtor në Institutin Mitchell për Studimet Aeronautike për Naval News, madhësia e kësaj anijeje të dedikuar është rreth një e treta e gjatësisë së përgjithshme dhe gjysma e gjerësisë së aeroplanmbajtësve konvencionale.

Ajo ka një pistë dhe një kuvertë fluturimi mjaft të gjerë për të operuar avionë ose drone me një hapje krahësh rreth 20 metra, siç janë ekuivalentët kinezë të dronëve Predator të SHBA.

Shumë vende kanë njoftuar planet për të ndërtuar transportues drone, duke përfshirë Perunë, Holandën dhe Iranin, por asnjëra nuk e ka bërë ende këtë zyrtarisht. Nëse transportuesi i dronëve konfirmohet se është pjesë e PLAN-it, kjo do të thotë se Pekini ka “një oreks mbresëlënës për inovacion, duke marrë të gjitha rreziqet zhvillimore që vijnë nga eksperimente të tilla,” tha Euan Graham , një analist në Institutin Australian të Politikave Strategjike.

“Marina të tjera mund të mësojnë nga shembulli i Kinës dhe kjo në vetvete është një zhvillim i rëndësishëm. Dronët mund të jenë fytyra e re e luftës moderne, por ju ende duhet t’i çoni në fushën e betejës disi.

Dhe në Paqësor kjo përfshin distanca të gjata dhe mbart dobësi që hasen tashmë nga aeroplanmbajtëset konvencionale. Ky transportues nuk duket se ka hangarë të dukshëm ose një sistem për të ngadalësuar me shpejtësi avionët gjatë uljes”, shtoi analisti Euan Graham.

“Përpjekje për të ruajtur një balancë delikate politike“

VOA: Netanyahu takime të veçanta me Biden, Harris dhe Trump

Analiza nga DW/ Foli shumë pak për Donald Trump

Pse Scholz mendon se Kamala Harris mund të fitojë në SHBA

“Izolimi i Kinës” nga bota

Si e mbylli Xi Jinping vendin?