MENU
klinika

"Gabim i rëndë!"

Nuk futën në agjendë Kosovën, reagon ashpër deputeti gjerman

17.05.2024 - 17:04

Deputeti gjerman i SPD-së, Frank Schwabe, i cili është edhe kryesues i grupit të Socialistëve, Demokratëve dhe të Gjelbërve (SOC) në Këshill të Europës, ka kritikuar qeverinë e tij.

Kritikat e Schwabe kanë ardhur pasi qeveria e tij nuk futi kërkesën e Kosovës për anëtarësim në KiE në mbledhjen e sotme të Komitetit të Ministrave.

Ai tha se Komiteti i Ministrave i detyrohet Asamblesë Parlamentare një shpjegim pas rekomandimit me mbi 80 përqind që i bëri për ta bërë Kosovën anëtare.

“Dështimi i qeverisë [gjermane] për të pranuar sot Kosovën në Këshillin e Europës pas miratimit mbi 80 për qind në Asamblenë Parlamentare është një gabim i rëndë. Kosova i përmbush obligimet e përcaktuara nga Asambleja Parlamentare. Këshilli i Europës nuk duhet të lejojë që të diktohet nga Donald Trump dhe Richard Grenell. Komiteti i Ministrave të qeverive i detyrohet Asamblesë Parlamentare një shpjegim dhe një propozim për një afat kohor dhe një rrugë përpara”, ka shkruar ai në X.

“Ne do të diskutojmë hapat e mëtejshëm në Komitetin e Përhershëm në Vilnius javën e ardhshme. Faleminderit atyre që kanë ndërmarrë hapa të guximshëm dhe besojnë në fuqinë e Këshillit të Europës. E ardhmja është me ata që janë të guximshëm,” përfundoi ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Eksperti i sigurisë bën paralajmërimin e frikshëm

“Kosova, ‘bombë’ e kurdisur, mund të shpërthejë”

Tregon a do t’i kërkojë Zelensky-t njohjen e Kosovës

A do të ketë ballafaqim me Vuçiç? Ja si përgjigjet Vjosa Osmani!