MENU
klinika

“Mosndëshkimi i ka inkurajuar të përsërisin sulmet"

Osmani për 1-vjetorin e sulmit në veri: U bë me urdhra të Vuçiçit

30.05.2024 - 13:26

Presidentja e vendit e ka kujtuar 1 vjetorin e sulmeve të 29 majit ndaj ushtarëve të NATO-s në veri të vendit.

Osmani tha se siç është dëshmuar nëpër video dhe nga hetimet e kryera nga agjencitë e zbatimit të ligjit, 93 ushtarë u plagosën, ku disa me lëndime të rënda, përmes sulmeve nga grupet e krimit të organizuar, që sipas saj, është bërë me urdhra të qarta politike nga regjimi i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe krerët e bandës së tij.

“Autorët, të cilët ende enden të lirë nëpër Serbi dhe të mbrojtur nga regjimi i Vuçiqit, duhet të mbajnë përgjegjësi!”

“Mosndëshkimi vetëm i ka inkurajuar ata të përsërisin sulmet, siç tregohet qartë përmes aktit të agresionit të 24 shtatorit nga Serbia”, tha Osmani, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, e para e shtetit dhe sulmi i 29 shtatorit ishte sulm ndaj NATO-s, dhe sipas saj, mosndëshkimi duhet të marrë fund.

“Të gjithë u detyrohemi ushtarëve të rinj që humbën gjymtyrët dhe jeta e të cilëve u ndryshua përgjithmonë, sepse ata vendosën jetën e tyre në vijën e paqes dhe sigurisë së të gjithë qytetarëve”, shkroi Osmani.