MENU
klinika

328 mln euro të ardhura më shumë se shpenzimet

Paketë e re mbështetjeje për shtresat në nevojë?

01.05.2024 - 16:18

Të gjitha shtresat në nevojë pritet të marrin një mbështetje të re financiare këtë vit, bëjnë të ditur burime nga Ministria e Financave. Por gjithçka do të varet nga ecuria e të ardhurave. Sipas të dhënave zyrtare, vetëm në tre muajit e parë të vitit janë arkëtuar në buxhetin e shtetit 1.6 miliardë euro, janë shpenzuar mbi 1.2 miliardë euro, ndërsa suficiti përllogaritet në 328 milionë euro.

Nëse suficiti do të vijojë të zgjerohet, në fund të vitit, këto para do të shpërndahen për kategoritë në nevojë, por ende nuk ka detaje se si pritet të jepet kjo mbështetje, apo nëse do të jepet si shpërblim për fundvitit. Ndërkohë në tetor pritet të ndodhë indeksimi i pensioneve, dhe për këtë shtesë janë planifikuar në buxhet 40.7 milionë euro. Në fund të vitit pensionistët do të marrin bonusin prej 5 mijë lekësh, dhe në buxhet është caktuar fondi prej 35.9 milionë euro.

Diskutimet për këtë paketë pritet të fillojnë në gjashtëmujorin e dytë të vitit, pasi të jetë mbyllur, faza e rritjes së pagave në korrik, për arsimtarët, bluzat e bardha dhe për forcat e rendit. Po ashtu brenda gjashtëmujorit të parë do të bëhen publike edhe lehtësitë fiskale të paralajmëruara për të rinjtë.

Aktualisht po diskutohet që të rinjve deri në 29 vjeç të punësuar, tu jepet mundësia të plotësojnë deklaratën vjetore të ardhurave, dhe më pas shteti do ju njoh një shpenzim, dhe do ju kthej pas një shumë të caktuar parash që punëdhënësi ka paguar si tatim përgjatë vitit. Po ashtu brenda korrikut, do të propozohet që tatimin 23% mbi pagat të paguhet vetëm për ata që marrin mbi 250 mijë lekë në muaj, nga mbi 200 mijë lekë që është aktualisht.

TREGUESIT FISKAL JANAR-MARS
Të ardhurat 1,611,145,472 euro
Shpenzimet 1,282,959,009 euro
Suficiti 328,176,625 euro

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN