MENU
klinika

Foenika antike

Parku arkeologjik i Finiqit, ndër atraksionet turistike më interesante

11.05.2024 - 12:52

Foenika antike ose siç njihet ndryshe qyteti antik i Finiqit, u themelua para shekullit të 5 para Krishtit. Ai ndodhet në një kodër midis qyteteve të Sarandës dhe Delvinës. Pas shpërbërjes së mbretërisë së Epirit, qyteti antik i Finiqit luajti një rol të rëndësishëm. Në Finiq u nënshkrua marrëveshja e paqes ndërmjet Maqedonisë dhe Romës.

Poliby, një ndër shkrimtarët më të rëndësishëm të antikitetit, kur përshkruante qytetin antik të Finiqit, theksonte se ishte qyteti më i fortifikuar në gjithë Epirin.

Muri fortifikues, i cili rrethon pjesën më të lartë të kodrës, ka qenë i pajisur me kulla e bastjone. Nga këto elemente të sistemit fortifikues ruhet mjaft mirë bastioni verilindor, i cili mbronte njërën nga hyrjet e qytetit antik.

Ndërtimi i tij me blloqe të përmasave të mëdha, ka krijuar një monument mbreslënës, që shërben si një kartvizitë, e cila fton çdokënd të vizitojë parkun arkeologjik të Finiqit.

Poezi nga Ismail Kadare

Në kohën kur të desha!

“La Traviata”, 82 vite më parë

Opera e parë që u vu në skenën shqiptare

“Në kufi, një berberhane dhe një dyqan veshjesh…”

Rregullat e rrepta për turistët që hynin në Shqipëri

Si u fut në industri me zërin e mrekullueshëm

13 vjet nga vdekja e Amy Winehouse