MENU
klinika

Rama voton në Dajt

Partia Socialiste në zgjedhje më 10-11 maj

09.05.2024 - 12:43

Për dy ditë me radhë Partia Socialiste do të zgjedhë 950 delegatët e Kongresit të kësaj force politike, forumit më të lartë vendimmarrës.

Ditën e nesërme, procesi i votimit do të zhvillohet midis orëve 15:00-19:00 ndërsa të shtunën nga ora 08:00 deri në 16:00.

Me parimin një anëtar një votë, rreth 95 mijë socialistë do t’i drejtohen 369 qendrave të votimit për të zgjedhur midis 1970 kandidatëve që garojnë për t’u bërë anëtar të Kongresit.

Kryetari i PS, njëherësh kryeministri Edi Rama do të votojë në qendrën e votimit në Dajt, ndërsa në selinë rozë pritet të votojnë anëtarët e Partisë të njësisë administrative nr. 9.