MENU
klinika

Çmenduri në Itali

Pas sherrit me një klient në lokal, shqiptari godet me shqelma dhe kafshon policin

13.05.2024 - 11:01

Një shqiptar është arrestuar në Itali, pasi është përfshirë në një sherr me një person në lokal dhe ka sulmuar edhe policët.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, në një klub nate “Evergreen” në rrugën Vasco de Gama.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, ishte në klub ndërsa fillon të debatojë me një person tjetër. Sherri ka agravuar deri në dhunë fizike. Pasi policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ai i ka goditur me shqelma dhe ka kafshuar në dorë një prej efektivëve.

Polici është dërguar në spital në Civitanova ku ka marrë edhe ndihmën mjekësore, ndërsa autoritetet kanë arrestuar shqiptarin.

Mbi të rëndojnë akuzat për plagosje, rezistencë ndaj një zyrtari publik dhe refuzim për të dhënë informacion mbi identitetin.