MENU
klinika

Kujt i besohet Shkodra dhe Vlora

PD e Rithemelimit ndryshon drejtuesit politik të qarqeve!

09.05.2024 - 11:54

Kur na ndajnë një vit nga zgjedhjet parlamentare, Partia Demokratike e Rithemelimit po lëviz për të përcaktuar drejtuesit politik nëpër qarqe.

Burime për gazetarin Osman Stafa bëjnë të ditur se Luçiano Boçi, nga një veprimtari e gjatë politike në Elbasan, tashmë pritet të lëvizë në një qark tjetër. Mësohet se atij do i besohet bastioni historik i demokratëve, Shkodra.

Në zgjedhjet e fundit lokale të 2023-it, demokratët humbën pushtetin mbi këtë qytet. Duket se Luçiano Boçi do të ketë një bast të vështirë për të fituar, për t’u rikthyer demokratëve bastionin e tyre.

Një tjetër qark, i cili sipas burimeve për gazetarin Stafa, i ka tashmë drejtuesit e tij politik është Vlora.

Ky qark do të drejtohet nga Bujar Leskaj dhe Ina Zhupa.

Leskaj do të drejtojë veprimtarinë politike në qytetin e Vlorës, Himarë, Selenicë, ndërsa Zhupa në qytetin e Sarandës, Delvinë, Konsipol, Finiq.