MENU
klinika

Nga Zidane te Lopetegui

Për Bayern Munich del në skenë edhe një emër i ri

06.05.2024 - 15:56

Pavarësisht se janë në lojë për një vend në finalen e madhe të Champions League, në shtëpinë e Bayern Munich më shumë diskutohet në lidhje me emrin e trajnerit të ri, kjo është çështja kryesore. Situata po bëhet shqetësuese, në një kohë kur shumë emra, shumë opsione, po bien me radhë. Së fundmi u përfol edhe për një opsion të bujshëm, një lojtar-trajner, ku në skenë doli emri i Thomas Myler, por ky është dhe opsioni më i ndërlikuar.

E përditshmja gjermane Bild, u përpoq t’i merrte një prononcim edhe Zinedine Zidane, një emër që lakohet prej kohësh, por tekniku francez, i pranishëm në Miami, në çmimin e madhe të Formula 1, nuk preferoi të flas, por e kaloi në heshtje pyetjen e gazetarit.

Nga gjermania vjen edhe një emër i ri, një opsion i ri, për stolin e Bayern Munich, bëhet fjalë për Erik Ten Hag. Dëshira e tij është të vijojë në stolin e Man.United, por nëse ish trajneri i Ajax largohet, atëherë Bayern mund të ishte vendi ideal për të vijuar karrierën e tij. Në listë ndodhet edhe emri i Lopeteguit, i shumë përfolur këtë periudhë për disa klube.