Në një deklaratë të ashpër, ultrasit e Juventusit njoftuan se nuk do të marrin më pjesë në ndeshjet në shtëpi. “Gjyqtarët dhe lojtarët joprofesionistë… Juve jemi ne”, thonë ata.
Pas “tingullit të heshtjes” nga ultrasit e Milanit, të cilët nuk mbështetën ekipin ndaj Genoan të dielën dhe u largua nga stadiumi 10 minuta më herët, proteston edhe ‘Curva Sud’, ultrasit e Juventusit, duke bërë të ditur mosmbështetjen në një deklaratë të gjatë të publikuar në kanalet e komunikimit, përfshi edhe duelin me Milanin.
“Për ne kampionati në shtëpi mbaron këtu. Ne kemi bërë të gjithë mundimin dhe pasionin për të bërë ultrasit që të kthehet te njeriu i 12-të në fushë, për të demonstruar edhe një herë se stadiumi pa ne është thjesht i ftohtë, i heshtur dhe shumë shpesh i prirur për të fishkëllyer dhe kontestuar shumë lehtë”, thuhet mes të tjerash.