MENU
klinika

'Dua të votoj në 2025'

Përfaqësues të Diasporës protestojnë në Kuvend, Garda i nxjerr jashtë

02.05.2024 - 10:55

Ndërkohë që vijon seanca në Kuvend, në një prej lozhave të sallës, disa qytetarë kanë shpalosur një pankartë ku kërkohej vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025.

Në seancën plenare përfaqësues të diasporës nga kati i dytë i parlamentit kanë hedhur disa fletë në sallë ku gjenden deputetët.

Sakaq, ata kanë shpalosur dhe një banderolë ku shkruhet: Dua të votoj në 2025. Më pas gardistët i kanë nxjerrë jashtë sallës protestuesit.