MENU
klinika

E pasur me vitamina dhe minerale

Përfitimet shëndetësore të nespullave!

18.05.2024 - 13:18

Nespulla është një pemë shumëvjeçare, me gjatësi prej gati tre metrash, me gjethe të mëdha dhe të shumta, lule të bardha dhe me aromë magjike. Frutat dalin në bashkësi dhe janë të rrumbullakta, ose si dardhë të vogla, me ngjyrë të verdhë ose portokalli. Nespulla ka një shije që vjen e ëmbël si shija e pjeshkës dhe mangos, por edhe paksa e athët pasi nespulla bën pjesë në të njëtë familje me mollën.

Brenda frutit gjenden 2-3 fara të mëdha me ngjyrë kafe, të cilat janë të pangrënshme. Origjina e pemës është Lindja e Largët, specifikisht Japonia nga ku vjen emri shkencor, Eriobotrya japonica. E veçanta e kësaj peme është se ajo lulëzon në vjeshtë dhe frutat piqen në pranverë. Nespulla është shumë e pasur me ujë, fibra, minerale, vitamina si dhe acide organike. Por një nga elementet më të rëndësishëm të saj është pektina, një nga fibrat kryesore.

Mineralet që përmban e bëjnë që ky frut të jetë shumë i çmuar. Elementët aktivë të nespullave përbëhen nga një pasuri e larmishme me Vitamina A, Vitamina B and C. Ato përmbajnë gati të gjithë gamën e komplekseve të Vitaminës B, tiaminën, riboflavinën, niacinën dhe piridoksinën. Nespullat janë gjithashtu të pasura me folate dhe acid folik, si edhe me një seri të rëndësishme të mineraleve si kalçium, mangan, kalium, fosfor, zink, bakër, selen dhe karbohidrate.

E veçanta e nespullave është se përmbajnë edhe acide Omega3 dhe Omega6. Gjethet e saj janë përdorur për kurimin e çrregullimeve të frymëmarrrjes, ekzemën dhe psoriazës. Gjethet e nespullës ndihmojnë në qetësimin nervor kur përdoren në formën e çajit që ofrohet nga mjekësia tradicionale. Konsumi i rregullt i këtyre frutave ju ndihmon në parandalimin e infeksioneve si edhe në pastrimin e rrugëve urinare.

Nespulla është një frut shumë i mirë edhe në rast kur organizmi ka temperaturë të lartë, pasi e ul atë natyralisht. Një ndihmë të madhe ky frut e jep edhe në eleminimin e lëngjeve të tepërta të trupit, duke shpeshtuar urinimin në mënyrë natyrale, pa e ulur aspak tensionin. Fibrat e shumta që përmban, e bëjnë këtë nespullën edhe një mjet të mirë për të larguar urinë.

Gjithashtu nespullat rregullojnë funksionimin e zorrëve falë ujit dhe fibrave të shumta që përmban. Ky frut ruan nivelin e presionit të gjakut, ruan zemrën nga ataku kardiak, ndihmon për kurimin e sëmundjeve virale, përmirëson procesin e metabolizmit dhe ndihmon për uljen në peshë dhe ndihmon për shtimin e gjakut në organizëm. Nespulla përmirëson shikimin dhe mbron nga rëndimi molekular, mbron mëlçinë nga toksinat e larta dhe e ruan atë nga cirroza.