MENU
klinika

Panik tek pacientët

Përfshihet nga flakët spitali rajonal i Shkodrës

29.05.2024 - 19:57

Spitali rajonal i Shkodrës është përfshirë nga flakët. Zjarri ka rënë në farmacinë e spitalit ndërsa janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Menjëherë kanë ndërhyrë zjarrfikëset e Shkodrës duke shuar flakët dhe duke kthyer normalitetin.

Fillimisht flakët kanë krijuar një shqetësim për pacientët dhe stafin e mjekëve por situata është vënë nën kontroll brenda pak minutave.

Po punohet për të gjetur shkaqet e këtij zjarri që përfshiu farmacinë e spitalit të Shkodrës.