06.05.2024 - 15:37
Përmes fakteve historike dhe këngëve arbëreshe u përkujtua në Lezhë 619 vjetori i datëlindjes së Skënderbeut.
Në memorialin e Skënderbeut në Lezhë, historianë, banorë të qytetit e të rinj kujtuan 619 vjetorin e lindjes së Heroit Kombëtar.
Me një interpretim mbresëlënës u jehuan tonet e muzikës arbëreshe
Të rinjtë me ngjyrat e penelave hodhën mbi telajo ngjyrat e betejave të Skënderbeut në sprapsjen e turqve.
Përgjegjësi i Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë e Lezhës, historiani Paulin Zefi theksoi rëndësinë e këtij organizimi.
Historian të shumtë folën mbi rolin e Skënderbeut në ndaljen e pushtimit turk, e po ashtu dhe për vendlindjen e tij në Sinjë të Dibrës.