MENU
klinika

Elbasan

Përplasi me makinë këmbësoren, arrestohet 48-vjeçari

11.05.2024 - 13:18

Një 48-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia, pasi mbrëmjen e së premtes ka përplasur me makinë një 37-vjeçare.

Mësohet se kjo e fundit ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve në spital.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin 48 vjeç, banues në Korçë, pasi mbrëmjen e djeshme, në unazën e qytetit Elbasan, me automjetin tip “Seat” që drejtonte, ka përplasur këmbësoren, shtetasin 37 vjeçe, e cila është në kujdesin e mjekëve“, thuhet një njoftimin e bluve.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.