“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Përse duhet t’i konsumoni lëvozhgat e vezëve
Mjeku: Mos i hidhni më lëvozhgat e vezëve! Përveçse po ndotni ambientin, po i privoni vetes një nga përfitimet më të mira të tyre.
Lëvozhgat e vezëve janë një burim i mirë i kalciumit, sepse janë 95% kalcium i karbonizuar, një lëndë ushqyese që përdoret si trajtim për lehtësimin e acidit të lartë në stomak. Lëvozhga e një veze të vetme përmban rreth 2 gramë kalcium.
Për t’i konsumuar ato duhet fillimit t’i zieni mirë për të zhdukur çdo bakter të dëmshëm. Pasi të ziejnë mirë, mund t’i piqni në sobë për 15-20 minuta me temperaturë deri 100 gradë celsius.
Më pasi i bluani mirë deri sa të bëhen pluhur. Kalciumi i mbetur tek ky pluhur thuhet se mund të lehtësojë dhimbjet dhe humbjen kockore tek femrat që vuajnë nga osteoporoza. Nuk duhet ta konsumoni pluhurin siç është, por mund ta përdorni kur gatuani bukën, pica apo makarona.
Kujdes mos e teproni me të, pasi si mungesa e kalciumit ashtu edhe tepria me të janë të dëmshme për organizmin.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.