MENU
klinika

U vetëdorëzua

“Po unë e vrava”, Azgan Mernica dëshmon për vrasjen e policit

16.05.2024 - 10:53

23-vjeçari, Azgan Menrica ka pranuar vrasjen e policit të forcave “Shqiponja”, Novruz Cenaliaj tre ditë më parë në Fier.

“Po unë e vrava”, raportohet të ketë dëshmuar Menrica pas arrestimit mbrëmjen e së mërkurës.

Gazetarja Valbona Davidhi në një raportim të drejtpërdrejtë për ABC News tha se “Azgan Mernica ka pranuar vrasjen e policit 28-vjeçar. “Po unë e vrara” ka pohuar Azgan Mernica. Nga kjo deklaratë nënkuptohet se ai ka pranuar autorësinë e krimit dhe e ka kryer në kushtet e acarimat dhe konfliktit. Nuk kemi informacion nëse ka pasur ndonjë konflikt të mëparshëm. Por është një proces që do të zbardhet nga momenti në moment. Mernica u dorëzua nga presioni i ushtruar ndaj tij dhe familjarëve të tij nga policia. Ai ka qëndruar në Dërmenas, nuk dihet nëse ka qenë në ndonjë banesë të braktisur apo tek familjarët e tij. Pas negociatave që janë bërë me 23-vjeçarin ka qenë fakti që të dorëzonte armën e krimit, por nuk kem i informacion nëse e ka dorëzuar, apo e ka hedhur gjatë arratisjes”.

Mërnica fshihej në një banesë në fshatin Dërmenas, ku më pas shkuan forcat RENEA, pas negociatave nga babai dhe daja i tij, për ta dorëzuar. Mërnica ishte shpallur në kërkim prej tre ditësh nga policia, pasi ai u arratis nga vendi ku ndodhi ngjarja, në fshatin Baltëz të Fierit.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier