MENU
klinika

Vrasja e çiftit të moshuar në Dropull

Policia: Dyshohet për krim në familje

02.05.2024 - 11:05

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Dropull ku një çift të moshuarish janë gjetur të pajetë në banesën e tyre, me shenja dhune në trup.

Burime nga policia bëjnë me dije se dyshohet për krim në familje dhe jo grabitje me pasojë vdekjen. Policia njoftoi gjithashtu se nuk janë konstatuar thyerje të dyerve apo dritareve, si dhe në brendësi të banesës nuk janë konstatuar çrregullime të orendive.

“Rreth orës 08:00, janë gjetur nga fqinjët, të pajetë, në banesën e tyre në fshatin Bodrisht, shtetasit K. I., 84 vjeç dhe K. I., 88 vjeçe (bashkëshortë). Nga këqyrjet paraprake të trupave të 2 shtetasve, janë konstatuar shenja dhune, dyshohet të shkaktuara me mjete të forta rrethanore.

Gjithashtu, nga këqyrja paraprake e vendit të ngjarjes, nuk janë konstatuar thyerje të dyerve apo dritareve, si dhe në brendësi të banesës nuk janë konstatuar çrregullime të orendive.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe së bashku me grupin e posaçëm hetimor të ngritur për këtë rast, në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet intensive për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.