MENU
klinika

"Partizani duhet të ndjehet i fituar"

Presidenti Duka: Skema e “Final Four” rezultoi e suksesshme

27.05.2024 - 12:10

Në këto po momente po zhvillohet asambleja e përgjithshme e zakonshme 2024 e FSHF-së. Presidenti Armand Duka ka mbajtur një fjalim ku është ndalur edhe tek aplikimi i skemës së “Final Four”. Ai është shprehur se ishte një sukses.

“Këtë vit vëmendja kryesore ishte aplikimi i skemës së “Final Four” në kampionatin e djemve dhe vajzave. Pavarësisht stepjes dhe mosbesimit aplikimi i kësaj skeme rezultoi i suksesshëm.

Ky format i ri i kampionatit ka pasur diskutimet e veta por besoj se performanca e skuadrave dhe emocionet e fazës finale dhanë përgjigje pozitive për zgjidhjen tonë. Urime ekipit të Egnatias që fitoi kampionatin por edhe ekipi i vendit të dytë, Partizani duhet të ndihet i fituar për çfarë dhuroi mbrëmë në stadiumin e “Air Albania”.

Urime edhe skuadrave që u ngjitën në Kategoritë respektive, Elbasani dhe Ballshi në Kategorinë Superiore dhe Tropoja me Pogradecin në të Dytën në të Parën”, tha ndër të tjera Duka.

Ka dhënë kontribut të çmuar për Kombëtaren

Ish lojtari i Kombëtares kandidon për deputet

Dy konkurentët nuk arritën të lenë gjurmë!

Botërori i peshëngritjes, Shqipëria del duarbosh

Tre klube pas sulmuesit të Kombëtares

Klubi detyrohet të shesë Jasir Asanin

“Goli është puna ime për të ndihmuar ekipin”

Mbape: Kur je yll të tjerët flasin, do ta mundim Atalantën