MENU
klinika

Ministri i Financave nxjerr shifra

“Profesionistët e lirë fitojnë më shumë se bankat”

01.05.2024 - 16:06

Në një kohë kur profesionistët e lirë po reagojnë çdo ditë kundër ligjit të ri që i takson nga 15-23 për qind dhe po presin një përgjigje nga Gjykata Kushtetuese, Ministri i Financave, Ervin Mete ka reaguar për herë të parë mbi këtë çështje, duke theksuar se ky tatim vendos drejtësi në sistem. Ministri ka krahasuar të vetëpunësuarit me sistemin bankar, duke theksuar se 29 mijë profesionistë të lirë gjenerojnë 510 milionë euro fitime, shifër kjo sipas tij, shumë më e lartë se ky sektor.

“Taksimi i profesionistëve që ofrojnë shërbime apo i të vetëpunësuarve që ofrojnë shërbime profesionale vendos më tepër drejtësi në sistem, vendos më tepër ndershmëri në sistem, sepse në thelb ai është taksim i të ardhurave nga punësimi dhe qoftë me standard dhe 2qoftë me parime, të ardhurat e një kategoirie të caktuar qoftë si i punësuar apo i vetëpunësuar duhet të kenë një tatim në mos të njëllojtë, të ngjashëm. Po ndaj me ju disa shifra, vetëdeklarimi i kësaj kategorie prej 29 mijë të vetëpunësuarish që ofrojnë shërbime profesionale vjet ka qenë, të ardhura 850 milionë euro dhe fitim 510 milionë euro, në një kohë që gjithë fitimi i sektorit bankar ka qenë 280 milionë euro. Nuk mundet në sistemin që ne jetojmë, qoftë për aspekt të drejtësisë së sistemit, por qoftë edhe për aspekt të kontributit në shoqërinë të cilën jetojmë që të kemi fitime të tilla të taksuara me zero”.

Ministri Mete gjithashtu ka krahasuar të punësuarit me të vetëpunësuarit duke thënë se kjo kategori sërish është më e avantazhuar sepse u njihen shpenzimet.

“Përsëri, trajtimi i tyre ligjor është më i favorshëm se të vetëpunësuarit. Sepse për të ardhurën nga puna kemi të punësuarit që paguajnë 15-23 për qind, në varësi të fashës dhe kemi këtë kategori që përpara ligjit i cili ka hyrë vjet në mars në fuqi dhe ka 1 vit që është në fuqi por tani fillon zbatimi, të mbeten me zero, të mbeten me 0% tatim. Ligji është punuar me FMN-nën, me ekspertët më të mirë, ligji ka marrë praktikat e OECD dhe praktikisht sjell standarde ndërkombëtare në sistemin tonë tatimor. E them që janë më të avantazhuar sepse ju lejohet 30 % zbritje e supozuar pavarësisht se i kanë bërë apo nuk i kanë bërë ato shpenzime, nga të ardhurat. Pra nga 850 milionë euro të ardhura, në 510 milion euro fitim janë 40 për qind shpenzime të zbritura. Tatimi që po ju aplikohet nuk është përfundimtar, është një parapagim i cili aplikohet normalisht edhe për tatimin e fitimit të bizneseve të cilin mund të shkojnë ta korrigjojnë në bazë të vetëdeklarimit që kanë bërë dhe në fund të vitit do kalibrohet. Nuk është tatim final dhe nuk është as prapaveprues pasi nuk po tatohet viti 2023, por po tatohet viti 2024 i cili do të kalibrohet në mars të 2025. Pasur parasysh dhe faktin që ne duhet të shmangim dhe abuzimin e atyre që duke ndryshuar formën jur8idike nga i punësuar në i vetëpunësuar duke faturuar punëdhënësin e tyre, ky sistem vendos më tepër drejtësi, u jep atyre më shumë avantazh me të vetëpunësuarit dhe vendos më tepër ndershmëri në sistemin tatimor që ne kemi”.

Profesionistët e lirë kanë kundërshtuar nivelin e tatimit të aplikuar si dhe faktin që këstet janë llogaritur në bazë të bilanceve të vitit 2023, vit në të cilin nuk kanë pasur detyrim të deklarojnë shpenzime.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN