MENU
klinika

Propaganda ruse po jep efekt

Edhe në Perëndim po flitet për largimin e Zelensky-t

15.05.2024 - 11:27

Propaganda ruse, më shumë se një muaj më parë filloi të përhapë masivisht tezën se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky po e humb legjitimitetin, për shkak se nuk janë mbajtur zgjedhjet dhe se po i skadon mandati pesëvjeçar.

Ndër të parët që e përmendi këtë hipotezë ishte ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov.

Ukraina nuk mbajti zgjedhje sepse është në gjendje emergjente, lufte.

Një numër i madh njerëzish u larguan nga vendi, jetojnë në vendet fqinje apo vende të tjera të BE-së, një pjesë e konsiderueshme e popullsisë mbeti në zonat që Rusia pushtoi dhe aneksoi. Ky është argumenti i Kievit, siç shkruan media kroate “Jutarnji List”.

Rusia jo rastësisht hapi temën e legjitimitetit të Zelensky-t. Për këtë po flitet në Ukrainë, rrjedhimisht në Perëndim dhe Moska po e dobëson me një sistem të fuqishëm dezinformimi.

Propaganda ruse po jep efekt, edhe në Perëndim po flitet për

Presidenti ishte një zbulim absolut në fillim të mbrojtjes ukrainase dhe Ukraina kishte nevojë për një lider të tillë në atë moment dhe Zelensky e luajti atë rol shkëlqyeshëm.

Mirëpo dobësitë filluan të shfaqen tashmë në vitin e dytë të agresionit rus, kur ai u qortua në samitin e NATO-s në Vilnius për thirrjet e vazhdueshme për ndihmë.

Vendi është ende i infektuar me korrupsion dhe premtimet e lidershipit shtetëror kufizojnë hapësirën për veprim politik që do të çonte në uljen e vuajtjeve të civilëve dhe ushtarëve.

Ka gjithnjë e më shumë sinjale se në zyrën presidenciale është krijuar një sistem paralel qeverisjeje, në të cilin shefi i zyrës Andrij Jermak luan një rol qendror.

Ndaj, siç shkruan “Jutarnji List”, Ukraina është në një moment të rëndësishëm dhe Zelensky duhet të marrë situatën në kontroll, para se të rrezikojë postin.

“Përpjekje për të ruajtur një balancë delikate politike“

VOA: Netanyahu takime të veçanta me Biden, Harris dhe Trump

Analiza nga DW/ Foli shumë pak për Donald Trump

Pse Scholz mendon se Kamala Harris mund të fitojë në SHBA

“Izolimi i Kinës” nga bota

Si e mbylli Xi Jinping vendin?