MENU
klinika

Vota e emigrantëve

Propozimi i Kreshnik Spahiut: Diaspora të votojë dhe të ketë deputetët e tyre

16.05.2024 - 10:29

Analisti Kreshnik Spahiu ka komentuar votën e diasporës, ndërsa ka theksuar se është pro.

Spahiu theksoi se ligji për votën e emigrantëve duhet të miratohet në formën me teknologjinë më të lartë në mënyrë që të mos ketë manipulime.

“E kam studiuar me vite çështjen e votës së emigrantëve. Këto iniciativa janë të mrekullueshme. Di të them se nëse e drejta kushtetuese e emigrantëve nuk realizohet në formën logjistike siç duhet, ajo mund të jetë me e manipulueshme. Shqiptarët duhet të kuptojnë se nëse vota sot në mes të Tiranës manipulohet, të jeni të bindur që ajo është më lehtësisht e manipulueshme në Romë apo në Londër. Vota e emigrantëve duhet, o duhet miratuar në formën me teknologjinë më të lartë për të shmangur manipulimin”, tha Spahiu për Euroneës.

Analisti propozoi që diaspora të ketë deputetët e saj dhe qendrat e veta të votimit.

“Diaspora duhet të jetë një zonë elektorale ku të prodhojë deputetët e vet dhe të ketë qendra votimi, ku të ketë komisionerë”, u shpreh Spahiu.

"Të vijë në debat televiziv..."

Sali Berisha sfidon kryeministrin Rama pas lirimit

"Seanca parapake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon"

GJKKO la të lirë Berishën, reagon SPAK: Do ta ankimojmë vendimin!

"Krijo qeveri teknike, mos e zvarrit kot"

U la i lirë, Sali Berisha mesazh Edi Ramës nga selia blu

Si abuzuan me tenderat e ndërtimit të Komisariateve të Policisë

SPAK çon për gjykim Plarent Ndrecën dhe 15 ish zyrtarë të institucioneve shtetërore!

“Sot nuk fitoi Sali Berisha, por e vërteta, ligji, Kushtetuta dhe Shqipëria”

Kreu i PD nga selia blu: Sakrifica e 330 ditëve triumfoi dhe u shpërblye