Opozita mban sot protestën e saj të radhës para Bashkisë së Tiranës.
Ka nisur me tensione protesta e sotme e opozitës, që po mbahet para Bashkisë së Tiranës.
Sapo nisën fjalimet në podiumin e ngritur nga opozita, protestuesit hodhën molotov në drejtim të bashkisë, ndërsa policia bëri thirrje për ruajtjen e qetësisë.
Përveç molotovit, protestuesit kanë hedhur para bashkisë vezë dhe mollë. Po ashtu protestuesit kanë nisur të hedhin dhe qepë dhe perime të tjera në drejtim të bashkisë.
Opozita dhe Aleanca për Mbrojtjes janë në protestë për dosjen 5 D, ku zyrtarë dhe ish-drejtorë të Bashkisë u arrestusar me urdhër të SPAK.
Ndërkohë forcat e policisë kanë rrethuar godinën.