MENU
klinika

“Tërmet politik” në Britani

Pse David Cameron u largua me urgjencë nga Tirana?!

22.05.2024 - 17:23

Duke pasur parasysh lajmet se Rishi Sunak mund të shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme ditën e sotme, Sekretari i Jashtëm, David Cameron u detyruar të ikte me urgjencë nga Shqipëria, duke bërë që takimet e planifikuara me Presidentin Bajram Begaj dhe kreun e SPAK, Altin Dumani të mos zhvillohen.
Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron ndërpreu në mes vizitën e tij në Shqipëri, për tu nisur me shpejtësi drejt Londrës, ku do të marrë pjesë në një mbledhje urgjente të kabinetit qeveritar.

Sekretari i Jashtëm, i cili ishte në Tiranë për të diskutuar politikën e imigracionit, u thirr urgjentisht në Britani që të mund të merrte pjesë në takimin e Downing Street rreth orës 16:00.

Arsyeja e kësaj thirrje urgjente erdhi për shkak se kryeministri britanik, Rishi Sunak nuk përjashtoi mundësin e thirrjes së zgjedhjeve të parakohshme. Megjithatë, fjalët u përhapën me shpejtësi në Westminster, se kryeministri mund të thërriste një votëbesim brenda pak orëve.

I pyetur nëse ai do të thërrasë zgjedhje të parakohshme nga lideri i SNP Westminster, Stephen Flynn në PMQs, Sunak tha se zgjedhjet do të mbahen në gjysmën e dytë të vitit.

“Siç ia kam thënë vazhdimisht atij, ka – alarm spoiler – do të ketë një zgjedhje të përgjithshme në gjysmën e dytë të këtij viti”, tha Sunak.

Gjysma e dytë e këtij viti teknikisht fillon pas rreth një muaji, ndërsa zgjedhjet e parakohshme mund të mbahen brenda gjashtë javësh. Thashethemet filluan të rriteshin mëngjesin e sotëm pasi kryeministri përgëzoi kabinetin për shifrat e reja që tregonin se inflacioni ka rënë në 2.3 për qind.

Ai u zotua se ditë më të mira ishin përpara, duke i quajtur të dhënat e sotme një”moment madhor për ekonominë britanike.

Njerëz brenda kabineti qeveritar nuk e përjashtuan mundësin e zgjedhjeve të parakohshme në kur u kontaktuan nga GB News.

Një burim brenda Partisë Konservatore tha se do të ishte “çmenduri” për Kryeministrin të thërriste zgjedhje të parakohshme në këto kushte. Ata vunë në pikëpyetje idenë pse qeveria do t’i dërgonte votuesit në kutitë e votimit para se të uleshin normat e interesit.

Sipas një burimi për median britanike “GB News”, Sunak po përgatitet për të shpallur zgjedhje të parakohshme në vjeshtën dhe jo sot.

Thashethemet vijnë pavarësisht se Partia Konservatore mbetet më shumë se 20 pikë prapa Laburistëve në sondazhe.

Duke pasur parasysh lajmet se Rishi Sunak mund të shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme ditën e sotme, Sekretari i Jashtëm, David Cameron u detyruar të ikte me urgjencë nga Shqipëria, duke bërë që takimet e planifikuara me Presidentin Bajram Begaj dhe kreun e SPAK, Altin Dumani të mos zhvillohen.