MENU
klinika

Niveli i lartë i konsumit

Pse duhani kushton më lirë në Shqipëri?

26.05.2024 - 13:26

Duhanpirja në Shqipëri vijon të mbetet në nivele të larta ku pothuajse gjysma e meshkujve konsumojnë duhan. Niveli i konsumit tejkalon ndjeshëm vendet e OECD-së si edhe nivelin mesatar globale.

Por sa kushton duhanpirja për qytetarët shqiptarë? Sipas një studimi të fundit të bërë nga DSA, konsumi i duhanit përbën një barrë të konsiderueshme ekonomike për shoqërinë, duke ndikuar si duhanpirësit ashtu edhe individë joduhanpirës të ekspozuar ndaj tymit/konsumit të duhanit.

Në Shqipëri, llogaritet se vetëm shpenzimet vjetore të kujdesit shëndetësor të shkaktuara nga konsumi i duhanit dhe që mbulohen nga familjet arrijnë në rreth 223 milionë lekë, me pjesën më të madhe të alokuar për shpenzimet e lidhura me ilaçet. Gjithashtu, kostot e përgjithshme vjetore që i atribuohen duhanpirjes në kuadrin e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) vlerësohen të jenë 11.2 miliardë lekë.

Sipas studimit, një nga shkaqet kryesore të niveleve të larta të konsumit të duhanit në Shqipëri janë çmimet relativisht të ulëta të cigareve, pjesërisht për shkak të akcizës së ulët për produktet e duhanit. Nivelet e akcizës së duhanit konsiderohen ndër më të ulëtat në rajon dhe ndjeshëm më e ulët në krahasim me kërkesat minimale të BE-së. Studimet e mëparshme në Shqipëri tregojnë se çmimi ka një ndikim të madh në gjasat për të filluar duhanin si dhe në vendimin për të lënë duhanin. Një rritje prej 10 për qind e çmimit ul mundësinë e fillimit të pirjes së duhanit në Shqipëri me më shumë se pesë për qind.

Por edhe pse duket sikur çmimet e cigareve janë rritur, në raport me inflacionin shifrat tregojnë të kundërtën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi”

Analiza: Kostot e shkatërrimit të prodhimit vendas

Kostoja e jetesës mbetet ende e lartë

Inflacioni në Europë ngadalësohet sërish