MENU
klinika

Analiza

Pse fitorja e Trump do ta hedhë Ukrainën në “gojën e ujqërve”?!

02.05.2024 - 10:15

Një fitore e Donald Trump në zgjedhjet amerikane të këtij nëntori mund të jetë “katastrofike” për Ukrainën dhe mund të bëjë që Kievi “të hidhet në gojën e ujqërve”.

Më 23 prill, senati i SHBA miratoi një paketë të madhe financimi prej 95.3 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin. Vetëm me rreth 61 miliardë dollarë do të shkojnë për Ukrainën, e cila po përpiqet të zmbrapsë një pushtim rus.

SHBA ka qenë donatori më i madh i vetëm në përpjekjet për të ndihmuar Ukrainën që kur trupat ruse pushtuan vendin në shkurt 2022, duke dërguar afërsisht 113 miliardë dollarë në vendin e shkatërruar nga lufta.

Megjithatë, raportohet se kjo nuk i ka pëlqyer kurrë kandidatit republikan Donald Trump, politika e jashtme e të cilit ka qenë gjithmonë e qartë: ndalimi i mbështetjes për Ukrainën, NATO-n dhe aleatët evropianë.

Pse fitorja e Donald Trump mund ta hedhë Ukrainën në

Një ekspert ushtarak e ka cilësuar fitoren e Trump potencialisht “katastrofike” për Ukrainën, në përpjekjet e saj për të luftuar pushtimin e Putinit.

“Mendoj se shuma e ndihmës që Biden po shpenzon aktualisht për të ndihmuar Izraelin dhe Ukrainën, përforcon zërin që republikanët kanë në favor të izolacionizmit”, tha gjenerali Sir Richard Barrons, duke folur ekskluzivisht për Daily Star.

“Trump do ta bazojë fushatën e tij në ‘fikjen e rubinetit’ për Ukrainën. N ë thelb do t’i shihni ata të hedhur në gojën e ujqërve”, vijoi ai.

Gjenerali Sir Barrons shtoi se “viti i ardhshëm do të jetë vendimtar për Ukrainën.” Ai tha: “Nëse e hiqni ndihmën e SHBA-së nga ekuacioni, po shikoni një Evropë tjetër. Trump nuk është tërhequr kurrë nga qëndrimi i tij kundër ndihmës për Evropën”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Propozimi ‘bombë’ i SHBA-së për Turqinë

“Dërgoni në Ukrainë sistemin raketor rus!”