MENU
klinika

Vladimir Putin po përgatitet për më të keqen

Pse NATO dhe BE janë gati të shkelin “vijat e kuqe”?

30.05.2024 - 09:00

Aleatët e NATO-s po i afrohen më shumë dërgimit të trupave në Ukrainë për të trajnuar forcat ukrainase, një lëvizje që do të ishte një tjetër kalim i vijës së kuqe të mëparshme dhe mund të tërheqë Shtetet e Bashkuara dhe Evropën më drejtpërdrejt në luftë. Mungesa e ushtarëve të Ukrainës ka arritur një pikë kritike dhe pozicioni i saj në fushën e betejës javët e fundit është përkeqësuar seriozisht pasi Rusia ka përshpejtuar përparimet e saj për të përfituar nga vonesat në dërgesat e armëve amerikane. Si rezultat, zyrtarët ukrainas u kanë kërkuar homologëve të tyre amerikanë dhe të NATO-s që të ndihmojnë në trajnimin e 150,000 rekrutëve të rinj më afër vijës së frontit për dislokim më të shpejtë. Deri më tani Shtetet e Bashkuara kanë thënë jo, megjithatë, një debat i zjarrtë ka nisur brenda aleancës.

Konflikti në BE

“Vendet anëtare të BE-së janë ende larg një konsensusi dhe nuk ka një qëndrim të qartë evropian mbi propozimin për të kryer një pjesë të trajnimit të ushtarëve ukrainas në vetë Ukrainën”, tha dje përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme dhe të sigurisë, Josep Borrell . “Ne kemi këndvështrime të ndryshme, nuk mund të them se ka një konsensus për të filluar nesër”, tha Borrell në një konferencë për shtyp pas takimit të ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të BE-së. Në nëntor 2022, Bashkimi Evropian nisi zyrtarisht një mision trajnimi për ushtarët ukrainas të quajtur Misioni i Ndihmës së Bashkimit Evropian në Ukrainë (EUMAM). Deri më tani, mbi 50,000 ushtarë ukrainas kanë kaluar nëpër trajnime dhe Borrell tha se shpreson që ky numër të rritet në 60,000 deri në fund të verës. Ai trajnim kryhet në territorin e BE-së dhe tani po mendohet që një pjesë e atij misioni të kryhet në Ukrainë, pra instruktorët ushtarakë evropianë të trajnojnë ushtarë ukrainas në vetë Ukrainë. Borrell thotë se disa vende shohin një avantazh në trajnimin e ushtarëve në kushte reale të luftës dhe shmangien e ushtarëve ukrainas që të vijnë në BE dhe më pas të kthehen në vendin e tyre pas stërvitjes.

Përfshirja në luftë

Nga ana tjetër, disa besojnë se dërgimi i këtyre instruktorëve, edhe pse ata nuk janë pjesëtarë të njësive luftarake, mund të nënkuptojë se BE-ja është e përfshirë drejtpërdrejt në luftë, sepse në fund të fundit ata janë personel ushtarak. “Ne patëm një diskutim për këtë, por nuk kemi një pozicion të qartë evropian”, tha Borrell. Në takim u diskutua gjithashtu se disa vende perëndimore duhet të heqin kufizimet për përdorimin e armëve që i kanë furnizuar Ukrainës. Disa vende i kanë furnizuar Ukrainës me armë me kusht që ato të mos përdoren kundër objektivave ushtarake në territorin rus. Borrell thotë se sipas ligjit ndërkombëtar është krejtësisht legjitime përdorimi i këtyre armëve për kundërsulme kundër objektivave ushtarake nga të cilat vendi po sulmohet, por në mënyrë proporcionale. Ai thekson se BE-ja nuk ka asnjë juridiksion, vendimi është i vetë shteteve.  Borrell u ankua për mungesën e konsensusit të nevojshëm për miratimin e shtatë pjesëve të legjislacionit që do të zhbllokonin 6.6 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën. I vetmi vend që e kundërshton është Hungaria.

Kërcënimet e Putin

Totalisht ndryshe ka reaguar Polonia e cila nuk përjashton dërgimin e forcave në Ukrainë, Ministri i Jashtëm Radoslaw Sikorski e konfirmoi këtë por nuk e specifikoi se çfarë roli do të luanin trupat polake. Ai tha më herët se prania e forcave të NATO-s në Ukrainë “nuk është e paimagjinueshme”. Megjithatë, ata duket se do të hasin kundërshtimin e Rusisë. Vladimir Putin foli për këtë dhe shumë më tepër gjatë një konference për shtyp në fund të vizitës së tij në Uzbekistan. “Udhëheqësit e NATO-s duhet të jenë të vetëdijshëm se me kë po luajnë,” tha kreu i Kremlinit duke iu referuar mundësisë për të lejuar Kievin të kryente sulme kundër objektivave të vendosura në territorin rus. Në frontin ushtarak, Putin tha se ishte i bindur se forcat e armatosura ukrainase nuk do të jenë në gjendje të ndryshojnë situatën në fushën e betejës. Pra, mundësia e një lufte të madhe, nuk është më e paimagjinueshme, madje duket se është më afër se kurrë.

“Përpjekje për të ruajtur një balancë delikate politike“

VOA: Netanyahu takime të veçanta me Biden, Harris dhe Trump

Analiza nga DW/ Foli shumë pak për Donald Trump

Pse Scholz mendon se Kamala Harris mund të fitojë në SHBA

“Izolimi i Kinës” nga bota

Si e mbylli Xi Jinping vendin?