MENU
klinika

Nga planet për paqe dhe borxhet, te vrasjet dhe pabesitë!

Pse nisi përplasja Martinaj-Duka? Zbardhen mesazhet e plota mes tyre

23.05.2024 - 22:29

Zbardhen komunikimet e plota në Sky Ecc mes Ervis Martinajt dhe Leonard Dukës. Të dy ishin pjesë e hetimeve të SPAK në kuadër të aksionit të pak ditëve më parë dhe pas vrasjes së Santiago Malkos, ka pasur shkëmbime mesazhesh mes tyre. Malko ishte pjesë e klanit të Martinajt dhe u vra nga klani Duka. Disa detaje kanë dalë, por “Pamfleti” po nxjerr të gjithë pjesën e dosjes së SPAK, ku flitet mbi mesazhet në Sky Ecc , mes Ervis Martinajt dhe Leonard Dukës. Aty tentohet t’i jepet fund luftës, por flitet dhe për borxhe, teksa nuk mungojnë as kërcënimet dhe detajet për vrasje.

Detaje nga dosja e SPAK

856. Më datë 18.08.2020 Leonard Duka komunikon me shtetasin Ervis Martinaj biseda fillon me Ervisin i cili i shprehet që ai (duke ju referuar Santiago Malko) gaboj me babën tënd dhe se unë babain tënd ma e pa në rrugë vetëm e respektoj dhe me të pa ty me gra ose me fëmijën e Erlisit nuk të gjuaj. Leonardi i shprehet që ai nuk bënte asnjë lëvizje pa dijeninë tënde dhe se ne kemi pas shoqëri prej 15 vitesh bashkë. Ervisi i shprehet që një natë para ishit vëllezër dhe të thash bëji muhabetet mirë se ai është skizofren dhe ai gaboi me babain tënd. Leonardi i shprehet që unë vetëm prej babës jam mërzit se ca ka pas me atë tjetrin s’kishim arrit deri këtu. Ervisi i shprehet që t’i nuk më vret dot mua me gabelët e Vlorës o Nard, t’i më vret vetëm kur të jesh me të drejtën tënde.

857. Në vazhdimësi të dy i tregojnë njëri-tjetrit që kanë marrë informacione në lidhje me persona që janë angazhuar për të kryer vrasjen e njëri-tjetrit nga të dy palët.

858. Në një moment Ervisi i shkruan, të thash leje atë mos e vrit (dyshohet që i referohet vrasjes së Santiago Malko), e shave, ishin llafe të vërteta, nuk të thash gja, llogaritë të thash ulena dhe i bëjmë kur të duash.

859. Leonardi e pyet që t’i çfarë do të bëje për babain tënd dhe Ervisi i shkruan që unë do ta kisha vrarë. Ervisi i shkruan që ai pretendonte që t’i kishe paguar 500 mij euro për ta vrarë dhe i thash kërkoji falje për babën, sqarohuni pastaj vrituni. Unë vetëm sherrin ja kam parë atij se më ka fut në sherr me gjith Shqipërinë ai qelbanik. Ervisi i shkruan duke i thënë që nuk ka pas dijeni se çfarë bënte ai (Santiago Malko). Në lidhje me rastin e grabitjes së pleqve ne Tepelenë, e kam marrë vesh mbas 6 muajsh, për gjuajtjen e Rinos, ju kam lutur dhe i kam thënë na 10 mij euro dhe mos bej zhurmë. Ju lute edhe ti por ti ke qenë tapë nga Trejsi nuk mban mend. Edhe për me shku me i gjujt Denisit dhe Emit edhe për gruan e atij gurzit te lagja e gabelve, Ervisi i shprehet që s’ka pas dijeni dhe nuk e ka porositur ai. Leonardi i shkruan që unë atë prej teje e kam njohur dhe nuk i takonte për respektin tënd me bo ato veprime, gjithsesi ca ka ik nuk vjen më.

860. Leonardi i kërkon që të flasim për ne të dy, që të flasim si është për të fol dhe t’i bëjmë gjërat e qarta bashkë. Ose me i qetësu dhe me i rregullu ose vazhdojm siç ja kena nis, por e mira është që mos të shkojnë gjërat më andej se ty nuk të kam prek as në gjak, as babë, asgjë dhe s’të kam asnjë borxh. Ti duhet me më kthy çfarë më takon se kam gjith ato lek me ty në punë. Nëse don me i kthy, nëse nuk don me i kthy nuk të them më, por ajo është djersa ime.

861. Ervisi i shkruan që unë s’të ha asnjë lek edhe pse je mundu me më vra me gabelët e Vlorës, çfarë është djersa jote është djersa jote. Lekët që ke fut në lloto, aty i ke paisjet kur t’i duash, lekët e barit i ke marrë me sa di unë.

862. Leonardi i shkruan që edhe mua nuk më vrasin dot të Lushnjes, Mamurrasit, Vlorës dhe Shkodrës, por unë po të them me i qetësu gjërat sepse nëse shkon më andej nuk mbaron më.

863. Në vazhdimësi diksutojnë në lidhje me sqarimin për llogari të ndryshme që kanë pasur bashkë deri ditën kur janë zënë me njëri-tjetrin ku Ervisi i shprehet që unë nga sot nuk kam punë as me ty as me Tucin.

864. Ervisi i shprehet që një Shkodran e pastrova që hante mut si kurvat (i referohet vrasjes së Gjin Ndoj) dhe atë Vlonjatin (Fatmir Hyseni) do e vras sepse ka dasht me më vra mua, jo Santin (Santiago Malko). Ose do t’i vras ose do të kalben në burg ato gabelt e Vlorës ndërsa me ty nuk merrem më nga ky moment. I shprehet që unë e kam inatin me ty që ke dasht të më vrasësh mua jo për Santin sepse unë deri sa është vra ai nuk e kam çu në mëndje të të vras. Dhe mbasi është vra Santi kam lexuar dosjen dhe kam mësuar që t’i ke dasht me më vra dhe atherë kam dashur të të vras.

865. Leonardi i shprehet që njësoj ke dashur edhe ti të më vrasësh mua dhe i qëndron bisedës në lidhje me ndarjen e llogarive që kanë bashkë dhe shprehet që unë lekët e mija nuk i fal siç nuk fal ti të tuat. Leonardi i tregon në vazhdimësi që ti je afruar tek lagja ime për të më vrarë dhe i tregon që i di të gjitha bazat dhe shtëpitë që ke. Leonardi i shprehet që unë kam dashur të të takoj babën tënd që të flisnim deri sa u bë sebep që të cova kontaktin. Unë s’kam dashur të prekja tek gjaku jot se po të filloja nuk do ndalej më kjo punë.

866. Ervisi i shkruan që unë kam paguar 1 miljon euro për informacion në lidhje me lokalizimin tënd dhe Leonardi i përgjigjet që hajde rregullojmë llogaritë dhe të ndalemi se ndryshe ka për të shkuar keq kjo punë dhe nuk do të ndalet më.

867. Ervisi i shkruan që ti ke dasht me më vra në pabesi por s’të vej faj sepse ke menduar që ta kam cuar unë atë skizofrenin (Santiago Malko) por ai ka qenë delirant dhe i kam thënë që sa të ka dasht Nardi ty s’ka dasht as Rinon, turp të kesh. Ervisi shprehet që e ka pyetur, po me Lisin (Erlis Duka) ca pate, a të tha Nardi hajde merr lekët e Rinos te ETC. Ervisi i tregon në lidhje me ditën kur u plagos Rino, ai (Santiago Malko) i është shprehur që e fala Lisin (Erlis Duka).

Leonardi i shkruan që dhe atë të kishte bo ai dhe pasha allahun nuk e di cfarë lloj mostre do isha bërë. Ai s’ka pas punë me vëllain tim as nuk e ka takuar. S’ka bërë asnjë veprim vetëm ky i imi (vëllai Erlis Duka) ka qëlluar.

Biseda vazhdon në lidhje me konfliktin që kanë pasur me shtetasin Santiago Malko dhe personin që i thërrasin me emrin Rino.

Ervisi shprehet që nga Viti i Ri dhe ktej nuk jam marrë me ty as me shtet as me privat, por po të duash ma provo forcën, se e di që zdo të ndalonte kurrë ky muhabet. Ato tre Vlonjatët do të ti gropos, jo për Santin por sepse kanë dasht me më vra mua dhe nëse don dilju ti për zot. Kanë bërë tender me kokën time, nuk ke besë me mua pa kapur atë “Doqen” (Fatmir Hyseni), ose në burg ose në tokë. Ti po majte anën e atij vazhdo se të kanë përdor, ashtu siç të ka përdor ai Gaxha (Elvis Gacaj) se ka dasht me të marrë peng tek Valter Bami mor budall.

Leonardi i shkruan që unë s’kam gjë me ty për me u provu, të rregullojmë cfarë kemi dhe shikojmë punët tona. Ti e din vetë ca bën, e mira është mos me shku gjërat ashtu, se s’janë pak ato. Në vazhdimësi i shprehet që nuk ka shance me më marrë njeri peng mua o Vis nuk jam dele unë.

Ervisi i shkruan që nuk ka më qelbanik se ai Gaxha (Elvis Gacaj) do e vrisnim atë ditë që doli nga burgu por mori fëminë në krah dhe mu kujtua goca ime dhe e fala. (lidhet me episodin Nr. 7). Në vazhdimësi Ervisi i shprehet që deshta me i vra ato Bamët (Durim dhe Valter Bami, lidhet me episodin Nr. 1) dhe të tregoja bisedat që kanë bërë me Gaxhën për të të marrë peng dhe me kërku 5 miljon euro. Ervisi shprehet që hasmin më të rrezikshëm të kam ty sepse je me të drejtën tënde, ndërsa me të tjerët fshij bythën. Ervisi i shkruan që edhe me Altin Lamen merresh kot se nuk është ai më trim se ty, as më i zgjuar dhe as me më shumë zemër dhe për atë unë flej në lulishte.

Leonardi i shkruan që unë nuk merrem me te, ai ka hallet e veta dhe unẽ kam hallet e mija. Ti e din që unë shikoj vetëm terezitë e mija dhe sa jam bo kaq s’kam afruar njeri pěrveç teje.

Ervisi i shkruan që unë nuk të bëhem pengesë as me shtet dhe as me privat dhe ai Tuci (Altin Gega) të mbylle gojën mos të më bëj ta vras për sedër. Të qije atë dashnoren e të hajë lekët (lidhet me episodin Nr. 7). Në vazhdimësi Ervisi i shkruan që nuk duhet të marrë vesh njeri që kemi folur bashkë nëse merret vesh prishet muhabeti dhe më ke kundra.

Leonardi i shkruan që unë dua të rregulloj llogaritë me ty dhe shikojmë punët tona të dy ça u fol këtu ngelet këtu.

Në vazhdimësi flasin në lidhje me një person që ka shtëpinë tek Kodra e Diellit i cili ka bërë burg dhe nuk ka nxjerrë emrat e Ervis Martinaj dhe Leonard Duka. Leonard i shprehet që shtëpinë e ka të veten sepse bëri gjithë atë burg dhe nuk na nxorri as mua dhe as ty dhë për llogarinë e shpis flasim bashkë, ndërsa Ervisi i shkruan që e ka të veten kur të japi lekët dhe se t’i mos e përkrah kot se do i fus ndonjë plumb për sedër. Ervisi i shkruan që do t’i fusim noj plumb se shtëpinë te Kodra e Diellit ja kam falur Besit dhe Ethemit (Kristos Teta dhe Ethem Teta). Ai le të vij të marri 15 mij euro që ka paguar dhe burgun e ka bërë për lekët e veta dhe jo për mua.

Leonardi i shkruan që nëse ja ke falur shtëpinë atyre do të rregullohemi bashkë dhe gjejmë zgjidhje. Ervisi i shkruan që ta palosim ktë qelbanikun (personi që ka shtëpinë te Kodra e Diellit) dhe folim më vonë, dili për zot ti me Tucin (Altin Gega) pra. Ose atë ose Tucin me gjith dashnore, se shtëpinë ja kam dhënë unë s’ka pas punë as Tuci as ti, i thash ik puno më likujdo. Por tani zdua ma e shit më atë shtëpi se ja kam fal Besit dhe Ethemit (Kristos Teta dhe Ethem Teta djemtë e tezes së Ervis Martinaj). Biseda vazhdon në lidhje me llogaritë financiare që kanë me njëri tjetrin ku flasin në lidhje me lokal Bilioner në Bllok, Hotel Zeus në Rinas, automjete dhe para të investuara në Llotot. Leonardi i shkruan që i lejmë cfarë ka ikur dhe të shikojmë për veten tonë, unë du me u rregullu me ty s’kam punë me u vra me ty, po djersën time e dua do t’i bëj llogaritë edhe do t’i coj.

Ervisi në vazhdimësi i shkruan që t’i vazhdo mbyll cështjen dhe merru me nënën e Santit (Santiago Malko) sepse ajo më akuzon mua se e kam vrarë për inatin tim. Nënës së Santit unë i kam thënë që çuni t’u ka vra se i ka vu gjobë shokut tim më të mirë dhe i ka ofendu babën.

Leonardi i shkruan që atyre do t’ju coj fjalë (i referohet familjarëve të Santiago Malko) por thash të flisja me ty një herë. Dhe qetësoji kta të tutë, mos të dëgjoj që më janë vënë mbrapa, për zotin e madh po të dal borxhit dhe me jua thënë dy llafe cunave të tu (dyshohet se i referohet Erigers Mihasit dhe personit që i thërrasin Olci). I kam pas në kontroll tani shpejt dhe i kam fal vetë për kokë të Lisit, qetësoji se prandaj po të shkruaj. Ervisi i shkruan që unë nuk di gjë për kë e ka dhe secili ka hesapin e vet, unë mbaj në shpatulla vetëm problemet e mija. Leonardi i shkruan ok, por ke dhe gjakun tënd vërdallë e po të flas si burrat se nuk jam nga ata që flej unë, po të them me i qetësu e me i rregullu gjërat. Ervisi i shkruan që kush e meriton futja. Leonardi i shkruan, ok po t’i pashë afër të kam dal borxhit mos më thuj që s’të thash dhe të takon ty me ju fol.

Në vazhdimësi Ervisi i kërkon që të merret me nënën e Santit dhe t’i coj babain që të flasi me të dhe Leonardi i përgjgijet që do merret por nuk i jep lek.

Biseda vazhdon në lidhje me persona që të dyja palët dyshojnë që kanë angazhuar për të vrarë njëri tjetrin, ku Leonardi përmend Julin e Pashkos dhe Shkodranët ndërsa Ervisi përmend Doqen, persona të tjerë nga Vlora dhe një person me emrin Klod Kulla.

Komunikojnë në lidhje me një ngjarje ku i dëmtuar është shtetasi që i thërrasin “Rino” të cilin e ka plagosur shtetasi Santiago Malko dhe se personi që ju ka sjellur armët për këtë plagosje ka qenë një person që i thërrasin “Lano”.

Ervisi shprehet në lidhje me vrasjen e shtetasit Gjin Ndoj të cilën e ka bërë sepse kishte filluar t’ju thoshte njerëzve që do bëhem me Nardin se ai jep 10 miljon euro për Visin dhe kur e kapëm na tregoj që kishte gënjyer dhe e vram kot budallain.

Leonardi shprehet që unë nëse rregullohem me ty do ti s’postoj të gjithë dhe do të bëjmë be që të dy, t’i edhe unë. Ervisi i shprehet që unë nuk kam pas punë me njeri tjetër vetëm me ty e kam pas inatin se ka dashur të më vrasësh në pabesi. Edhe atë Doqen e kam inatë se ai të ka fryrë ty për t’më vrarë. Leonardi shkruan që unë e di që i kam shokë dhe shokët nuk i shaj, s’më ka lidh leku me to, kam punu sikur kam punu me ty.

Në vazhdimësi Leonardi shprehet që unë jam duke bërë llogaritë dhe do të t’i nis, dhe Ervisi i shkruan që bëji llogaritë në një fletore dhe mi ço.

868. Paralelisht Leonard Duka komunikon me Fatmir Hysenin dhe i dërgon bisedat që po kryen me shtetasin Ervis Martinaj. Fatmiri i shprehet që ai po hidhet nga dega në degë dhe se t’i duhet t’i thuash hajde bëjmë llogaritë më jep lekët dhe bashkë s’kemi punë.

869. Më datë 18.08.2020 Leonard Duka komunikon me Altin Gega të cilit i jep porosi që kur të ulesh me njerëz duhet me u tregu strateg, thuaju të gjithve pa përjashtim, është tërbu fare Nardi jep 2 miljon euro për informacion për Visin, vetëm lokalin me dhënë ku është ul, ose 10 miljon kush e kryn (vret). Të fillojmë lojën të afrohen njerëzit e vet ktej nga ne, meqë jep shpia ai (I referohet informacionit që ka marrë në lidhje me shtëpitë që Ervis Martinaj i ka ofruar femrave për ta nxjerrë në pritë). Dhe t’i shif hap syt běji 4 ok dhe do marrësh blindin e Lashit (Erlisi Duka) do ecësh me atë jo me makinë normale. Vazhdon biseda në lidhje me nxjerrjen e fjalëve që Nardi paguan 2 miljon për informacion dhe 10 miljon euro për ta vrarë me qëllim që t’i largohen njerëzit.

Ne vazhdimësi Leonardi i kërkon Altinit që t’i dërgoj llogarite qe ka me Ervis Martinaj dhe ai i dergon te dhënat si më poshtë:

700 Ermali, 213 Paulini total, 300 Elis Mustafa, 80 ar lika, 50 Santjago se e njifte si borxh ky atehere, 50 a 60 ai Mir Krutoni. Altini i shkruan që pak a shumë kështu i mbaj mend se janë berë dy vjet dhe bllokun e llogarive e ka mbajt ai vete.

870. Në orën 21.23 Leonard Duka komunikon me Ervis Martinin dhe i dërgon dy foto me disa shkrime llogarish në fletë fletore me kuadrate. Nder të tjera llogari gjenden të përshkruara si më poshtë:

Dhënë për loto: 10 miljon, 30.000$, 7000€, 10.000€, 70.000€, 270.000€, 1 10.000€, 230.000€, 300.000€,

500.000€, 300.000€.

Shpëtimi melvi orat.

Hoteli: 450.000€ + 50.000% 2. Dhe -+ Llotos 5 Miljard e ca, se di fiks sa ka qen. Hiq dhe Fufin meqë je fisku me atë muhabet. /Pamfleti