MENU
klinika

Kush preket nga ky vendim

Qeveria shqiptare pezullon heqjen e vizave me shtetin aleat të Putinit!

15.05.2024 - 18:04

Këshilli i Ministrave me një vendim të marrë ditën e sotme ka pezulluar pjesërisht një marrëveshje me Bjellorusinë, shtetin aleat të Putinit për heqjen e vizave.

Në vendimin e qeverise thuhet se nga “Pezullimi i pjesshëm i marrëveshjes shtrihet vetëm për pasaportat diplomatike dhe të shërbimit.”

VENDIMI:

V E N D I M

PËR

PEZULLIMIN E PJESSHËM TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË BJELLORUSISË, PËR HEQJEN RECIPROKE TË KËRKESAVE PËR VIZË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 30, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Pezullimin e pjesshëm të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Bjellorusisë, për heqjen reciproke të kërkesave për vizë, miratuar me vendimin nr.152, datë 19.2.2020, të Këshillit të Ministrave.
Pezullimi i pjesshëm i marrëveshjes shtrihet vetëm për pasaportat diplomatike dhe të shërbimit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.