MENU
klinika

“Kryeministri s’i mban dot pishën vartësve që abuzojnë”

Rama ashpërson tonet: S’duhet t’i gëzojnë paratë e vilat e bëra me korrupsion!

07.05.2024 - 11:53

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se është e pakuptimtë, sipas tij, që kreu i qeverisë, ministrat apo kryebashkiakët t’i mbajnë pishën vartëve të tyre. Sipas Ramës, nëse do të provonin ta bënin këtë, do të duhej të shpërdoronin detyrën duke futur hundët në procedura e procese që ligjërisht që janë të pavarura prej tyre.

“Përgjegjës para ligjit janë personat e autorizuar. Kjo s’do të thotë aspak që personat e autorizuar mund të bëjnë korrupsion duke menduar se nuk i kontrollon askush, edhe duke shpresuar se nuk do ti bjerë radha që të shkojnë para drejtësisë”, u shpreh Rama, duke ashpërsuar tonet.

Kreu i qeverisë u shpreh se s’duhet ti gëzojë paratë e vilat e bëra me korrupsion.

Edi Rama: Prokurorët e gjykatësit e SPAK dhe GJKKO s’kanë ardhur nga Hëna, por lindur e rritur këtu. Janë rritur me një sistem drejtësia me hardhuca e gjarpërinj nëpër këmbë, siç ishte sistemi që Reforma në Drejtësi shembi ne letër por që do kohën e vet të funksionojnë tërësisht si në letrat e shkruara në Kushtetutë e ligjet përkatëse.

Qeveria dhe institucionet shtetërore nuk e luftojnë korrupsionin me denoncime në Prokurori, por janë vetëm një pjesëz e detyrës së tyre në këtë luftë, është një pjesëz që ka ardhur koha që të shkëputet nga pushtetit ekzekutiv sipas meje dhe ti kalojë një tjetër agjencie të pavarur.

Është e pakuptimtë ideja që kryeministri, ministri, kryetari i bashkisë duhet ti mbajnë pishën tërë vartësve të tyre dhe duhet të dinë çdo gjë. Nëse do të provonin ta bënin këtë, do të duhej të shpërdoronin detyrën duke futur hundët në procedura e procese që ligjërisht që janë të pavarura prej tyre. Dhe përgjegjës para ligjit janë personat e autorizuar.

Kjo s’do të thotë aspak që personat e autorizuar mund të bëjnë korrupsion duke menduar se nuk i kontrollon askush, edhe duke shpresuar se nuk do ti bjerë radha që të shkojnë para drejtësisë.

Por kjo nuk do të thotë as që vetëm drejtësia e ndan këtë punë dhe kush kapet, kapet dhe kush nuk kapet le ti gëzojë paratë e vilat e bëra me korrupsion.

Kjo do të thotë që përpara se ti vijë radha drejtësia korrupsioni duhet të përballet me sisteme mbrojtje, mekanizma kontrolli për të cilat kemi bërë përpjekje të mëdha dhe progres domethënës këto vite.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Mund të mos jem i zgjuar, por kaq budalla s’jam”

Rama u përgjigjet kritikëve për kontrollin e SPAK: E ç’më duhet?