MENU
klinika

Konferenca europiane e arsimit

Rama: E ardhmja s’mund të mbrohet nga armët, të ndërtojmë një “NATO” për arsimin

29.05.2024 - 10:21

Zhvillohet këtë të mërkurë për herë të parë në rajon, Konferenca Ministeriale e Zonës Europiane të Arsimit të Lartë, me pjesëmarrjen e të gjithë vendeve.

Ky takim ka për qëllim afrimin ndaj vlerave themelore të arsimit, ndërkombëtarizimin, lirinë akademike, autonominë institucionale, dimensionin social dhe përgjegjësinë publike të arsimit të lartë.

Gjatë fjalës së tij në këtë konferencë, kryeministri Edi Rama u shpreh se duhet më shumë bashkëpunim për një arsim më cilësor, ndërsa nënvizoi se duhet të ndërtohet një “NATO” për arsimin.

“Jam i sigurt që ju nuk keni nevojë për leksione të tjera, por dua të them pak fjalë dhe do përpiqem të jem mikpritës i mirë. Për ne ky është një moment përulës që të jemi vendi i parë që t’ju mikëpresim. Falënderoj delegacionin nga Ukraina që kanë ardhur dhe gjithashtu dua të falënderoj presidentin e Këshillit të Lartë të Turqisë dhe ministrin e Arsimit të Hungarisë. I veçova sepse u jemi mirënjohës për gjithçka po bëjnë këto vende për të ndërtuar rrugëtimin tonë të arsimit. Turqia dhe Hungaria kanë qenë vende që kanë ardhur më shpejt se BE. Vendi ynë , vendet e BE, mund të jenë pjesë e këtij potenciali dhe të gjithë mundësive që ofron zona europiane. Mund të them që e ardhmja nuk mund të mbrohet nga armët, por nga dija. Ka ardhur koha të ndërtojmë një NATO, të arsimit”, tha Rama.