Kryeministri Edi Rama e ka mbyllur takimin me shqiptarët e Italisë duke u bërë thirrje dhe ftesë që të kthehen në Shqipëri dhe të investojnë në vendin e tyre, që sot u jep shumë mundësi.
Kryeministri Edi Rama gjatë takimit në Milano u ka bërë thirrje sot emigrantëve në Itali që të kthehen në Atdhe për të bërë më shpejt Shqipërinë aty ku duhet të jetë.
“Kemi shumë punë për të bërë, por pikërisht sepse është e tillë ka edhe shumë mundësi për këdo që kthehet me dijet, eksperiencën, kursimet e veta e duke pas mësuar guximin do fitojë për veten e familjen më shumë se ata që ngurojnë, sepse shpirti ua do por presin që ta gjejnë gati.
Ai që do të kthehet më shpejt do këtë më shumë paqe për shpirtin e ndarë në dysh. Koha e mirë e Shqipërisë ka ardhur. Vetëm ne mund ta bëjmë këtë kohë si ajo që do shënjohet në histori, koha e bashkimit përfundimtar me familjen europiane”, tha ai.
Rama: Ai që do kthehet më shpejt, do ketë më shumë vite në paqe, për shpirtin e ndarë në dysh. Nuk jeni të detyruar të zgjidhni o njërën o tjetrën mes të dyjave, sepse e keni mundësinë, këtu me halle andej me zemër. Por edhe me punë edhe me zemër, edhe këtu edhe atje.
Koha e mirë e Shqipërisë ka ardhur. Koha e ribashkimit përfundimtar me familjen europiane.
Sot udhëheqësit vijnë në Durrës, sot në Shqipëri jetojnë 20 mijë italiane dhe nr rritet çdo javë. Afro 1 mijë të rinj e të reja studiojnë në Shqipëri, 3 mijë biznese janë italianë, shumë italianë vijnë në fundjavë. Sa shumë është shtrenjtuar jeta juaj këtu në Itali, ndërkohë kam një ftesë për t;ju bërë, të gjithë shqiptarëve që punojnë në hoteleri turizëm, informohuni vetë, jo nga ekranet, jo nga kanalet e mbushura me vrer politikë, informohuni sa janë pagat, sa merr dikush që punon në hoteleri dhe bëni llogarinë Kush vjen i armatosur me dijen, është i fituar.