Kryeministri Edi Rama mbërriti në Athinë, ndërsa pak para nisjes së takimit me emigrantët, kreu i qeverisë shqiptare ka publikuar pamjet nga brenda stadiumit “Galatsi”.
“Jeni bota”, shkruan kryeministri, ndërsa publikon edhe pamjet me stadiumin që është i veshur “kuqezi”.
Rama shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.
Aktiviteti ka nisur me valle dhe kenge patriotike shqiptare.
Kryeministri Edi Rama përveç fjalimit që do mbajë para bashkatdhetarëve, ai do të shpërndajë edhe karta anëtarësimi.
Vizita e kryeministrit Rama në Athinë përkon edhe me zgjedhjet që zhvillohen në Greqi për në Parlamentin Evropian, por ai ka theksuar se takimi i tij nuk do të ketë asnjë ndikim.