MENU
klinika

Perspektiva evropiane e rajonit

Rama në Gjermani: Së pari të bëjmë detyrat e shtëpisë, ndërsa Evropa duhet të…

08.05.2024 - 20:17

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në Aachen të Gjermanisë mori pjesë në panelin “Perspektiva Europiane e Ballkanit Perëndimor”në Charlemagne Prize on Europe.

Ai theksoi se agresioni rus në Ukrainë e ndryshoi pikëpamjen e Bashkimit Evropian për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Më tej Rama shtoi se për t’u bërë pjesë e BE, duhet së pari që vendet e Ballkanit të përmbushin detyrat e shtëpisë, por ndërkohë ai shtoi se Evropa duhet të shohë edhe ndikimet gjeopolitike, duke marrë shkasë nga agresioni rus në Ukrainë.

“BE i vetmi entitet politik me një kufi të jashtëm, që e kufizon vetveten me pjesën tjetër të tij, dhe një kufi të brendshëm kufizon vetveten me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Që të vish në Shqipëri të duhet të dalësh nga BE, por të hysh në zemër të Evropës dhe kjo vlen edhe për morinë e emigrantëve që erdhën në Gjermani, sidomos gjatë krizës së refugjatëve gjatë vitit 2015. Atyre iu desh të hynin në BE, përmes Greqisë. Sigurisht që së pari ne duam të bëjmë detyrat e shtëpisë, dhe kjo është afër mendsh. Nga Vladimir Putin, BE kuptoi se aspekti gjeopolitik është shumë më tepër I dukshëm në vetvete sesa iu dukej në momentin që luftrat ishin një problem i së shkuarës dhe ato nuk do ktheheshin në Evropë, kur agresioni rus nisi në Ukrainë, qëndrimi i BE ndaj Ballkanit ndryshoi për mirë. Tani është vetëm një logjikë që bashkimi i Evropës është një domosdoshmëri”, tha Rama.