MENU
klinika

Detajet

“Regjistrimi i votuesve përmes një aplikacioni apo portali”, kreu i KQZ paraqet propozimin për votën e diasporës

22.05.2024 - 21:15

Që nga ora 17:00 grupi i dialogut për Reformën Zgjedhore ka vijuar punën me dyer të mbyllura. Pjesë e këtij takimi ishte edhe kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i cili vuri në dispozicion një platformë për mënyrën e realizimit të votës së diasporës.

Ai prezantoi të gjithë procesin që mund të ndiqet që nga regjistrimi i shqiptarëve që jetojnë jashtë deri te mënyra e votimit të tyre, që KQZ sugjeron të bëhet përmes internetit.

Në përfundim të kësaj mbledhje Celibashi tha se propozimi kishte dy komponentë, atë të mënyrës së regjistrimit dhe atë të votimit.

Kishte dy komponentë, komponenti i parë lidhje me procedurat e regjistrimit të votuesve nga jashtë nëpërmjet një aplikacioni apo portali të posaçëm që administrohej nga KQZ dhe komponenti i dytë kishte të bënte me mënyrën e votimit”, tha ai.